Le te pergatitemi per te shkelqyer ne Menaxhim Biznesi ndermjet efikasitetit dhe produktivitetit ne pune, menaxhimit te ndryshimit, inovacionit dhe krijimtarise ne biznes

Mirëseerdhe

SEZONI 2024
LEKSIONET NË FORMAT ONLINE MUND T’I NDIQNI BRENDA 6 DITËSH NGA MOMENTI I PUBLIKIMIT. STAFI I AKADEMISË VERIFIKON STUDENTËT TË CILËT KANË NDJEKUR LEKSIONET ONLINE DHE VENDOS MUNGESAT PËR STUDENTËT QË NUK I KANË NDJEKUR ATO.

LEKSIONET ONLINE

RREGULLORE E BRENDSHME E “AKADEMIA PROFESIONALE ELITA”

Të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve

1.Studenti ka të drejtë të ndjekë akademinë dhe të gjitha veprimataritë e tjera mësimore por dhe praktike në klasë ose online.

2.Të përfitoj nga procesi mësimor dhe të certifikohet pasi të plotesojë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor të akademisë.

3.Të jetë pjesë e regjistrit të liderave të degës “Menaxhim Biznesi” dhe të tejcojë diturinë dhe njohuritë që ai/ajo ka marrë te publiku i gjerë në emër të akademisë.

4.Të pajiset me vërtetim që vazhdon Akademinë Profesionale Elita, në degën përkatëse sa herë që kërkohet .

5.Të pajiset me vërtetim që ka mbaruar Akademinë Profesionale Elita, në degën përkatëse sa herë që kërkohet .

6.Të njohë rregullat e akademisë dhe detyrimet e tij , të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga rregullorja e akademisë.

7.Të shlyej të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve si dhe të praktikës. Ti kushtojë vëmendjen e duhur anës teorike dhe të marrë pjesë në veprimtarinë praktike të akademisë.

8.Të paguaj tarifën e plotë të regjistrimit.

9.Te realizoj provimin e deges.

10.Pjesëmarrësit i sigurohen kushte normale dhe komode për mesim,edukim dhe aktivitete të sigurta të çdo lloji.

11.Pjesëmarrësi duhet të paraqitet në ambientet e akademisë pesë minuta para fillimit të mësimit kur do vijnë në klas për të ndjekur mësimin.

12.Pjesëmarrësi duhet të paraqitet në ambientet e akademisë me veshje të rregullt dmth:

-Për femrat nuk lejohen të vijnë me shapka, kanatjere apo funde shumë të shkurtra, etj.

-Për meshkujt nuk lejohen pantallonat e shkurtra, kanatjeret, shapka, etj.

-Për të gjithë studentet nuk duhet të paraqiten në leksion dhe praktikë me tuta ose veshje jo të përshtatshme.

13.Çdo pjesëmarrës duhet të respektojë pedagoget dhe koordinatoret e akademisë.

14.Kur ka të ftuar studenti merr leje për të folur dhe kur i jepet leja çohet në këmbë, prezantohet dhe drejton pyetjen përkatëse.

15.Studenti mund të skualifikohet nga akademia edhe në raste kur shihet e arsyeshme nga bordi drejtues,kur bie ndesh me frymën dhe politikat e akademisë.

16.Për thyerje të kësaj rregullore ose të kontratës për ndjekjen e studimeve merren masa: -pezullim nga mësimi me një ditë, vërejtje, paralajmërim për përjashtim nga akademia dhe përjashtim nga akademia. Masën për pezullim nga mësimi me 1 ditë merret nga pedagogu  që jep leksionin. Masën e vërejtjes e merr sekretariati. Masën për paralajmërim për përjashtim dhe masën përjashtim nga akademia e merr bordi drejtues i akademisë ose drejtoria.

17.Për çdo paqartësi apo për pika të tjera mund të drejtoheni pranë koordinatores të akademisë Kostalda Visha.

WhatsApp WhatsApp Akademia Elita