Nora Malaj – Zv.Ministre e Arsimit
Përtej emocionit të pafjalë që më la ky takim, i uroj shkollës “Elita Politike” pastë jetë të gjatë, vitalitet rinor, frymëzim njerëzor dhe dashuri e humanizëm në të gjithë rrugëtimin e saj. Atje ku ideja zhvillohet, atje dhe politikat bëhen më të mira dhe jeta bëhet më e bukur. Nga ky takim ndjeva që shpirti m’u lëmua dhe mendja m’u mpreh më shumë për këtë rini të mrekullueshme. Faleminderit me mirënjohje!