Skip links

Dega “Menaxhim Biznesi” – Prishtinë

Aplikimet për këtë degë kanë nisur në dt.10 Prill 2020, dega do filloj në datën 9 maj 2020

Të Perzgjedhurit, nga 395 euro, do paguajnë vetëm 99 euro në total

Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktik por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund t’a ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju, në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme.

APLIKO TANIAPLIKO TANI

Dega e “Menaxhim Biznesit” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita” ku zhvillon mësim 1-herë në javë përkatësisht ditën e shtunë. Në këto 5 muaj ne do ju përgatisim në fushat më të rëndësishme për t’ju lancuar si një menaxher praktik i cili duhet të drejtoj dhe menaxhoj në mënyrën më të mirë por dhe drejt suksesit biznesin përkatës. Në mbarim të kësaj dege, ju do të çertifikoheni si “MENAXHER BIZNESI” të njohur nga shteti. Në përfundim ju do keni mbaruar shkollën profesionale të Menaxhimit të Biznesit dhe aftësitë tuaja s’do kenë të krahasuar. Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni në vazhdim profesionin e MENAXHERIT TË BIZNESIT në gjitha kategoritë e bizneseve apo institucioneve, në biznese private, institucione shtetërore, persona fizik.

Po ashtu në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a) apo të menaxhoni një biznes tuajin. Në këtë degë do të aftësoheni për anën manaxheriale dhe organizative të bizneseve duke krijuar dhe politika të reja të suksesshme për bizneset e ndryshme. Ju do përgatiteni me politikat më praktike për të drejtuar dhe zhvilluar marketingun, menaxhimin e burimeve njerëzore, shërbimin me klientin, anën ligjore në menaxhim, financat, shitjet, etj. Ju do përgatiteni në planifikimin e hartës tuaj të suksesit në organizimin e planit tuaj biznesor, planifikimin financiar por do i kushtohet shumë rëndësi në këtë degë, psikologjisë konsumatore, zhvillimit të oratorisë tuaj, praktikave por dhe njohjes nga më afër me modelet e suksesshmërisë në biznes. 

Kjo është koha e duhur e cila ju duhet të merrni këto njohuri të çmuara dhe të menaxhoni biznesin drejt fitores në këto momente të vështira financiare. Vendet me ekonomi të dobët do jetë ndër më të prekurat mbas koronavirusit dhe jo të gjitha bizneset do i rezistojnë këtyre vështirësive prandaj ju duhet të jeni ndryshimi, por ky ndryshim fillon vetëm nga vetja juaj, rrisni kapacitet tuaja menaxheriale dhe menaxhoni me sukses këtë krizë financiare.

Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme.

Menaxhim Biznesi, zgjedhja më e mirë

Arsimi është pikë e fortë e një kombi

Tashmë me çertifikatën tonë profesionale ju mund të punësoheni me lehtësi në vendet e Ballkanit, po ashtu dhë në vendet e Bashkimit Evropian. Kemi punuar shumë për t’i ofruar mundësi arsimimi çdo shqiptari dhe jo vetëm.

Tashmë çertifikata jonë njihet kudo në Europë

Me çertifikatën tonë profesionale, ju mund të punësoheni lehtësisht në profesionin përkatës. Apo mund t’ju shërbej si pikë shtesë për kualifikimet e tua përveç universitetit, apo mund të aplikoni për t’u pajisur me dokumenta. 

Një super risi nga Elita

Me këtë risi ju mund t’i ndiqni leksionet online njësoj sikur jeni në sallë. Tashmë nuk ka rëndësi nëse jeni larg, nëse jeni jashtë Kosovës apo në një shtet Europian, nuk është më problem koha juaj sepse videot e leksioneve mund ti ndiqni dhe ditë tjetër.

Ndiqni Akademinë kudo që jeni

Kohëzgjatja e degës: 20 javë.  Leksionet zhvillohen edhe në sallë por edhe vetëm online, leksionet janë një herë në javë, ditën e shtunë. Leksionet në sallë do të zhvillohen tek hotel “Semitronix” Prishtinë.

Tarifa më e lirë e studimeve në RAJON

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët do të aplikojnë deri në datën 09 Maj 2020 me formularin e mëposhtëm dhe nëse PËRZGJIDHEN, në bazë të projektit “Europa +”, “Olimp Foundations” në bashkëpunim me Akademinë Elita do të mbulojnë 296 euro të kostos totale dhe individi do të paguajë vetëm 99 euro në total për gjithë degën

Pas mbarimit të degës “Menaxhim Biznesi”, ju aftësoheni por edhe mund të ushtroni;

Profesionin e Menaxherit te Biznesit mund t’a ushtroni në biznese private, shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a), etj.

Të hartoni dhe ekzekutoni plane të suksesshme biznesi.

Të realizoni fushata të suksesshme marketingu për kompaninë që punoni ose përfaqësoni.

Të realizoni me suksesshmëri aplikime për kredi bankare ose për projekte të ndryshme.

Të hartoni dhe të interpretoni në anën ligjore statutet e kompanisë.

Të përgatiteni në anën juridike për menaxhimin e një biznesi.

Rritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe të lidershipit.

Të përgatiteni për operacionet financiare ato tatimore dhe për procedura të tjera teknike.

Përgatiteni praktikisht në teknikat e ligjërimit.

Zhvilloni oratorinë tuaj.

Mësoni se si krijohet e bëhet i suksesshëm një biznes.

Qartësoni idetë dhe planet konkrete që keni për të hapur ose për të zhvilluar biznesin tuaj.

Krijoni dhe rrisni rrjetin e njohjeve tuaja në biznes dhe bëheni pjesë e elitës së biznesit në Shqipëri.

Rrisni cilësitë tuaja në marrëdhëniet me klientët.

1200 x 200

DEGA profesionale “MENAXHIM BIZNESI” ;

kohezgjatja
e degës

Kjo degë do të zhvilloi 20 javë leksione dhe leksionet janë një pjesë në sallë dhe një pjesë vetëm online.

Leksionet
në sallë

Leksionet në sallë do të zhvillohen tek hotel “Semitronix” Prishtinë. Online do ti ndiqni tek faqja jone akademiaelita.com

Tarifa
Ofertë 99 euro

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të aplikojnë deri në datën 09 Maj 2020 me formularin e mëposhtëm dhe nëse PËRZGJIDHEN, në bazë të projektit “Europa +”, “Olimp Foundations” në bashkëpunim me Akademinë Elita do të mbulojnë 296 euro të kostos totale dhe individi do të paguajë vetëm 99 euro në total për gjithë degën

Regjistrimi
si mundet ta realizoni

Mosha e lejuar e regjistrimit është 18-65. Të gjithë individët do të regjistrohen online duke plotësuar formularin. Nuk ka rëndësi nëse keni mbaruar apo jo një universitet, ky është arsim profesional në të cilin merrni profesionin përkatës i cili njihet nga shteti shqiptar por dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian.

APLIKO TANI mundësi e shkëlqyersuper ofertëështë momenti juaj

Mënyra
1

Pasi të klikoni, selektoni degën dhe më pas plotësoni formularin e aplikimit online

FORMULARI ONLINE
Mënyra
2

Shkarko formularin, plotësoje dhe dërgoje tek; [email protected]

SHKARKO FORMULARIN

Kjo degë fillon në datën 09 MAJ 2020

99 euro

Menaxhim Biznesi
  • Dega kushton 395 euro, por studenti pagon vetën 99 euro në total, pjesa tjetër mundësohet nga “Olimp Foundations”
  • Leksionet në sallë tek hotel “Semitronix” Prishtinë
  • Njihet në vendet e Bashkimit Evropian
  • Asnjë kosto shtesë

Lëndët e degës Menaxhim Biznesi

Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përvec pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.

ORATORI DHE MARKETING

Në këtë lëndë ju do përgatiteni për konceptin e marketingut, për politikat e promocionit, komunikimin miks, publicitetin, marrëdhëniet publike, strategjinë e shërbimit, misionin dhe qëllimin, metodat për të dëgjuar klientin, menaxhimin e ankesave, psikologjinë e kënaqësisë konsumatore, rolin e teknologjisë në marketingun e shërbimeve por dhe menaxhimin strategjike, në këtë lëndë ju do të keni orë praktike për të vënë në zbatim atë çfarë keni studjuar.

INFORMACION JURIDIK

Në këtë lëndë ju do të përgatiteni ligjërisht mbi ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për ligjin e shoqërive tregtare, themelimin e shoqërive, zyrën e aksioneve, legjislacionin tatimor, mbi ligjin rregullues të Qendrës Kombëtare të Licensimit për licensat që merret në këtë qendër por dhe për licensat që nuk merren në këtë qendër por do i kushtohet një rëndësi të vaçantë dhe kodit të punës, kontratave të ndryshme por dhe marrdhënieve civile që rregullohen nga kodi civil.

AFTËSIA MENAXHERIALE DHE PLANIFIKIM FINANCIAR

Në këtë lëndë do i kushtohet shumë rëndësi konceptit menaxherial, drejtimit të një biznesi të vogël deri tek koorporatat e mëdha dhe koncepte të tjera menaxheriale, njekohesisht ju do të mësoheni si të planifikoni nisjen e një biznesi por dhe mbarvajtjen e tij, hartimin e planeve të biznesit, si te rrisni likujditetin, aplikimi i suksesshëm për kredi në banka, amortizimi i kredive, çështje teknike për kredite, etj.

KONCEPTET E SHËRBIMIT NDAJ KLIENTIT

Në këtë lëndë do të njiheni me konceptet e marrëdhënieve me klientët, si krijohet një strategji e suksesshme me klientin, vlerat e kompanisë dhe çfarë vlerash duhet t’i përcohen klientit, si të dëgjojmë në mënyre aktive dhe t’i përgjigjemi nevojave të klientëve, krijimi i eksperiencës me klientët dhe lidhja me përfitueshmërinë e kompanisë.

PRAKTIKË BIZNESI

Temat në praktikën e biznesit vendosen nga bordi i praktikës, keto tema janë totalisht praktike ku vënë studentet në moto për të realizuar praktikisht praktikën e biznesit. Shkolla ndahet në grupe të veçanta dhe secila nga grupet realizon një sfidë duke qenë në konkurece me grupet e tjera, grupet renditen nga grupi më i mirë tek grupi më i dobët për sfidën përkatëse (psh sfidat kanë ngjashmëri me sfidat praktike tek emisionit “Donald Trump”. Këto sfida japin dhe edukatën e punës në grup, kanë një rëndësi shumë të madhe në të gjithë procesin e zhvillimit të degës.

PSIKOLOGJI KONSUMATORE DHE KOMUNIKIMI

Psikologjia e konsumatorit analizon faktorët psikologjikë që influencojnë perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet e konsumatorit. Ajo është ndërthurja më interesante e marketingut me psikologjinë e aplikuar. Të kuptosh mendjen dhe zemrën e konsumatorit është një çështje shumë komplekse. Nëse sjellja konsumatore do të ishte e lehtë të shpjegohej, atëherë produktet do të shiteshin po aq lehtë sa projektohen, të gjitha reklamat do të ishin efektive, ekonomia do të kishte efiçencë dhe marketingu do të ishte një perspektivë mjaft e lehtë. Lënda e psikologjisë së konsumatorit përqendrohet në indikatorët bazik për të kuptuar më mirë psikologjinë dhe sjelljen e konsumatorit.

PRAKTIKË FINANCIARE

Në lëndën e praktikes financiare ju do të praktikoheni për të gjithë operacionet financiare, ato tatimore, për procedurat e ndryshme, plotësimet e TVSH-ve, fletëve të shoqërimit për mallin, deklarimet e blerjeve dhe shitjeve, fdp-të, sigurimet shoqërore shëndetësore, procedura për sistemin financiar në Shqiperi, etj.

MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE

Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, rolin e liderit, organizimin e punës, analizën e punës dhe matja e performancës, teknikat e planifikimit të burime njerëzore, rekrutimi i punonjësve, vlersimi performancës, etj.

MODELET E SUKSESSHMËRISË NË BIZNES

Në këtë lënd do merren shëmbuj të bizneseve dhe biznesmenve më të suksesshem në botë duke shqyrtuar rrugën e tyre, vështirësitë dhe si kanë arritur qëllimet dhe objektivat në arenën e biznesit.

LEKSIONE TË TJERA

Pranë shkollës do të ketë dhe pedagog të tjerë që do të realizojnë lëndë praktike, duke u bazuar më shumë në punësimin e të rinjve dhe politikat e punësimit, si dhe në marketimin dhe çështje të tjera ekonomike.

LIDERSHIP

Te kjo lëndë do merren të gjitha konceptet kryesore të lidershipit në biznes, karakteristikave të liderave por dhe dallimet ndërmjet liderave dhe administratorve. Njëkohësisht në këtë lëndë do jepen dhe udhëzimet praktike per tju orjentuar drejt rrugës për të kultivuar ose nxjerr liderin që keni brënda vetes. Në këtë lëndë do të shqyrtohen pikat : cfarë është lidershipi,definicionet e lidershipit,liderat e mirë, karakteristikat e një lideri të suksesshëm, parimet e lidershipit etj.

TË FTUAR

Pranë shkollës tuaj ne ftojmë personalitete të shumë fushave që ju lektojnë dhe ju japin shëmbullin personal juve si lider të së ardhmes. Ne ftojmë biznesmen, politikanë, deputet, ministra, zv.ministra, pjestar të shoqërisë civile, gazetarë, etj, që për një orë të realizoni një bashkëbisedim praktik dhe për t’ju orjentuar ju në rrugën e duhur drejt ekonomisë elitare.

Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe të ftuar të cilët janë persona të rëndësishëm të cilët kanë bërë arritje në jetën e tyre

Pedagogët e degës

Dritan Broka

Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese

Olti Visha

Financier/Kontabël i miratuar

Zamira Cavo

Prof.DR/Rektore e MB

Erindi Bejko

DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë

Enea Karakaci

Drejtor Juridik Ministria IE

Enkeleda Tupa

Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank

Erion Kristo

DR.Pedagog/Publicist/Aktivist

Erlis Hereni

DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE

Kozeta Kurti

Gazetare/Drejtese emisioni, etj

Nora Malaj

DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit

Arbër Çepani

Sipërmarrës i suksesshëm

Edmond Norra

Specialist shitjesh

Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri

Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.

Më shumë për akademinë Elita

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Lidershipit” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë,shoqëri civile si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e pjesmarrësve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në rajon.

Në shkollën tonë profesionale degën Menaxhim Biznesi mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar një Universitet ose janë në vazhdim të tij dhe kërkojnë të marrin një profesion shtesë siç është ai i “Menaxherit të Biznesit” ose nëse kan mbaruar një shkollë të lartë për ekonomi ose biznes dhe duan të marrin bazat praktike të një menaxheri të suksesshëm ose të zhvillohen e praktikohen më shumë në fushën e menaxhimit.Duke qënë se akademia është arsim profesional  në këtë degë mund të marrin pjesë dhe individët të cilët nuk kanë një arsimim tjetër por të cilët janë mbi 18 vjec.

[rev_slider_vc alias=”home_slider”]
WhatsApp WhatsApp Akademia Elita