Skip links

Dega LIDERSHIP – Prishtinë

Aplikimet për këtë degë kanë nisur në dt.10 Prill 2020, dega do filloj në datën 9 maj 2020

Të përzgjedhurit, nga 395 euro, do paguajne vetëm 99 euro në total

Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme/

Dega "Lidership"

Lidershipi është një trajnim 20 javor i zhvilluar nga Akademia Profesionale Elita ku zhvillon mësim 1-herë në javë. Kjo degë është e sugjeruar për të gjithë ata individë të cilët duan të përgatiten në artin e të qënit lider. Ky është një trajim i cili do i përgatisë pjesëmarrësit për të qënë lider në biznese, politik, shoqëri civile por edhe në grupime të tjera.  Të jesh një lider do të thotë të jesh frymëzues për ekipin tënd, t’i motivosh dhe t’i menaxhosh vizionet e tyre.

Të jesh lider

Lideri është një person me vetëbesim dhe aftësi të mira komunikimi dhe pikërisht këto do jenë objetivat që secili duhet të arrijë gjatë ndjekjes së kësaj dege.  Lidershipi nuk ndodh automatikisht kur arrin një nivel pagese të caktuar. Lidershipi nuk ka të bëjë fare me titujt. Për disa, fjala lider simbolizon një njeri të domosdoshëm, të ngarkuar me përgjegjësi. Por, lidershipi nuk është kjo.

Liderët udhëheqin njerëzit

Nuk keni nevojë për tipare ekstremiste, karizmatike për të ushtruar rolin e liderit. Lidershipi nuk është menaxhim. Lidershipi dhe menaxhimi nuk janë sinonime. Menaxherët duhet të planifikojnë, matin, monitorojnë, koordinojnë, punësojnë. E thënë ndryshe liderët udhëheqin njerëzit, duhet t’iu frymëzojnë ata dhe  prandaj lidershipi është art dhe ne kemi marr përsipër të përgatisim liderat e rinj të këtij shekulli.

“LIDERSHIP” zgjedhja më e mirë

Arsimi është pikë e fortë e një kombi, tashmë shqiptarët ngado që janë mund të bëhen pjesë e t’i ndjekin leksionet online, njësoj siç mund të ishin dhe në sallë.

Çertifikatën jonë profesionale njihet me lehtësi në vendet e Ballkanit, po ashtu dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kemi punuar shumë për t’i ofruar mundësi arsimimi çdo qytetari shqiptar dhe jo vetëm.

Tashmë çertifikata jonë njihet kudo në Europë

Me çertifikatën tonë profesionalenjihet nga shteti dhe tashme nga vendet e Bashkimit Evropian. Mund t’ju shërbej dhe si pikë shtesë për kualifikimet tuaja përveç universitetit, apo mund të aplikoni për t’u pajisur me dokumenta. 

Një super risi nga Elita

Me këtë risi ju mund t’i ndiqni leksionet online njësoj sikur jeni në sallë. Tashmë nuk ka rëndësi nëse jeni larg, nëse jeni jashtë Kosovës apo në një shtet Europian, nuk është më problem koha juaj sepse videot e leksioneve mund ti ndiqni dhe ditë tjetër.

Ndiqni Akademinë kudo që jeni

Kohëzgjatja e degës: 20 javë.  Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë. Një pjesë e kësaj dege do të zhvillohet vetëm online dhe një pjesë në sallë.

Vendi i zhvillimit të mësimit; Hotel “Semitronix” Prishtinë

Tarifa më e lirë e studimeve në Rajon

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët do të aplikojnë deri në datën 09 Maj 2020 me formularin e mëposhtëm dhe nëse PËRZGJIDHEN, në bazë të projektit “Europa +”, “Olimp Foundations” në bashkëpunim me Akademinë Elita do të mbulojnë 296 euro të kostos totale dhe individi do të paguajë vetëm 99 euro në total për gjithë degën

Pse ju duhet t’a ndiqni këtë trajnim 20 javor për lidership

Jeni drejtues në një sektor shtetëror ose privat dhe dëshironi  të përvetësoni karakteristikat e një lideri të vërtetë?

Nëse keni synim të merrni një pozicion drejtues në një sektor privat apo shtetëror ju duhet të përgatiteni më parë si të jeni një lider.

Keni si qëllim dhe objektiv me veten tuaj të bëheni një lider ose lidere e suksesshme, lider i jetës suaj, lider i cili mund të formoni grupin tuaj, lider ku doni të merrni drejtimin në një grup të caktuar?

Dëshironi të largoni frikën dhe ndrojtjen, emocionet të cilat keni kur dilni përpara një grupimi,të rrisni vetëbesimin tuaj por dhe aftësitë për të frymëzuar njerëzit drejt objektivave tuaja?

Nëse dëshironi të merrni pjesë në politikë ose të konkurroni për një pozicion zgjedhor lokal apo qëndror dhe dëshironi të përkryeni aftësitë tuaja për tu përballur me konkurencën.

Je Administrator, drejtor, koordinator, pronar i një biznesi ose  drejtues organizate atëhere eja përgatitu akoma më tepër tek Elita, që tashmë nga menaxher të kthehesh në lider.

Nëse dëshironi të zhvilloni potencialet tuaja si lider dhe në të folurën në publik.

Tek ky trajnim ju do përgatiteni për të mbajtur fjalime publike, për mënyrën e të folurit, mënyrën e të prezantuarit, artikulimin, intonacionin, sjelljen, karakteristikat e të qënit lider por dhe procesin e lidershipit

Praktikohuni, bashkëbisedoni por edhe njihuni me lidera të fushave të ndryshme nga afër , studentët e tjerë pjesëmarrës. Por përvec tyre pjesë e trajnimit  do jenë pjesëmarrës dhe deputetë, kryetarë, nën kryetarë partish, forumesh politike dhe organizatash jo qeveritare, biznesmenë, diplomatë, drejtues institucionesh të cilët e kanë fituar nga eksperienca e tyre titullin lider.

Ky trajnim do jetë një nga trajnimet më me vlerë për ju sepse nëse ju bëni tuajat karakteristikat e liderit dhe filloni procesin e kthimit në një të tillë, ato do t’iu shoqërojnë gjatë gjithë jetës dhe do ndihmojnë për të ndërtuar një jetë të suksesshme kudo ku do jeni. 

DEGA “LIDERSHIP” ;

kohëzgjatja
e degës

Kjo degë zgjat 20 javë dhe leksionet janë një pjesë në sallë tek hotel “Semitronix” Prishtinë dhe një pjesë vetëm online. 

Leksionet
online dhe në sallë

Leksionet zhvillohen në sallat e konferencave të hotel “Semitronix” Prishtinë. Ju i ndiqni nga çdo vend që jetoni, njësoj si në sallë, madje edhe nëse nuk keni mundësi ditën e shtunë, mund t’a ndiqni leksionin online edhe ditë të tjera.

Tarifa
e LIDERSHIP

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët do të aplikojnë deri në datën 09 Maj 2020 me formularin e mëposhtëm dhe nëse PËRZGJIDHEN, në bazë të projektit “Europa +”, “Olimp Foundations” në bashkëpunim me Akademinë Elita do të mbulojnë 296 euro të kostos totale dhe individi do të paguajë vetëm 99 euro në total për gjithë degën

Regjistrimi
si mundet ta realizoni

Mosha e lejuar e regjistrimit është 18-65. Të gjithë individët do të regjistrohen online duke plotësuar formularin. Nuk ka rëndësi nëse keni mbaruar apo jo një universitet, ky është arsim profesional në të cilin merrni profesionin përkatës i cili njihet nga shteti shqiptar por dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian.

1200 x 200

APLIKO TANI mundësi e shkëlqyersuper ofertëështë momenti juaj

Mënyra
1

Pasi të klikoni, selektoni degën dhe më pas plotësoni formularin e aplikimit online

FORMULARI ONLINE
Mënyra
2

Shkarko formularin, plotësoje dhe dërgoje tek; [email protected]

SHKARKO FORMULARIN

Kjo degë fillon në datën 09 Maj 2020

Lëndët e degës “LIDERSHIP”

Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përveç pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.

Hyrje në lidership

Në këtë lendë do realizohet një rezyme e lidershipit, kush është lideri, përkufizimet përkatëse, çfarë e dallon një lider nga menaxheri, detyrat, kompetencat  dhe karakteristikat e liderave por dhe një përmbledhje të teorive të ndryshme të lidershipit. Kjo lëndë do jetë lenda e cila do bëj hyrjen në botën e lidershipit dhe lidhjen e gjithësecilit nga ne me këtë term dhe këtë ideologji.

Të bëhesh lider, psikologjia e një lideri

Të arrish suksesin nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se të futesh në psikologjinë e personit që keni përballë.

Pikërisht kjo lëndë do ju përgatis sesi ju të përballeni me sukses në situata të ndryshme, sepse rruga drejt sukesesit është e vështirë, ju duhet të jeni të vetedishëm.

Një lider duhet të përgatitet fuqimisht për të qenë i fuqishëm në anën psikologjike.

I foluri në publik

Në lëndët e të folurit në publik do shqyrtohen modelet bazike të komunikimit, llojet e komunikimit, do i kushtojmë shumë vëmendje rregullave që të realizojmë një komunikim sa më efektiv dhe të suksesshëm duke e krahasur me pritshmëritë nga publiku. Teknikat e të folurit, administrimi i të folurës dhe komunikimit publik, qëndrueshmëria, serioziteti, integriteti, gjendja shpirtërore, pozitiviteti, motivimi, etj.

Të nxjerrës vlerat e tua në pah

Një nga lëndët më interesante e cila do nxjerrë në pah vlerat e gjithësecilit, do i mësojë rrugën drejt suksesit. Në këtë lëndë secili do trajnohet me mënyrën më të  mirë për të njohur vetveten, për të realizuar hartën e suksesit, për të gjetur pasionin gjithnjë duke u orjentuar nga origjinaliteti i karakterit por dhe duke u përshtatur me tipologjitë e liderave ndërmjet etapave themelore të lidershipit.

Oratori dhe komunikim

Një nga lëndët më interesante do të jetë dhe ajo e oratorisë dhe komunikimit ku secili nga liderat do trajnohet me mënyrat më të mira për të zhvilluar oratorinë dhe për të hequr njëherë e mirë emocionet e të folurit, do i kushtohet shumë rëndësi rregullave të të folurit, intonacionit, zërit por dhe llojit të komunikimit.

Menaxhim

Të jesh menaxher nuk do të thotë të jesh lider, por të jesh lider është shumë e mirë të jesh edhe menaxher, prandaj në këtë lëndë do jepen pikat bazike për të krijuar një menaxhim të suksesshëm të stafit ose grupimit tuaj, por edhe një menaxhim të suksesshëm të situatave në vazhdueshmëri. Me anë të kësaj lënde ju do arrini të jeni një menaxher dhe të dilni nga çdo situatë e vështirë pa problem.

Lobim, marketing

Një ndër pikat më të forta të liderit është se lideri di të krijojë një imazh special të vetes, por dhe të institucionit që përfaqëson. Në këtë lëndë do orjentoheni me konceptet e imazheve, pritshmërinë e publikut, kush janë imazhet e dëshirueshme, mënyrat e lobimit dhe marketingut, krijimi i besueshmërisë dhe përhapja e informacionit.

Plani strategjik i liderit

Që të triumfosh secili lider duhet të realizojë planin e tij ku përbëhet nga strategjitë zhvillimore për të arritur objektivat dhe qëllimet drejt një vizioni të qartë. Te kjo lëndë do përgatiteni si të qartësoheni në rrugën tuaj, të krijoni vizionin, misionin, objektivat, qëllimet dhe planin tuaj strategjik për të kapur majat e suksesit.

Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe të ftuar të cilët janë persona të rëndësishëm të cilët kanë bërë arritje në jetën e tyre

Pedagogët e degës

Dritan Broka

Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese

Olti Visha

Financier/Kontabël i miratuar

Zamira Cavo

Prof.DR/Rektore e MB

Erindi Bejko

DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë

Enea Karakaci

Drejtor Juridik Ministria IE

Enkeleda Tupa

Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank

Erion Kristo

DR.Pedagog/Publicist/Aktivist

Erlis Hereni

DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE

Kozeta Kurti

Gazetare/Drejtese emisioni, etj

Nora Malaj

DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit

Arbër Çepani

Sipërmarrës i suksesshëm

Edmond Norra

Specialist shitjesh

Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri

Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.

Më shumë rreth Akademisë Elita

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Lidershipit” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë,shoqëri civile si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e pjesmarrësve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në rajon.

Në shkollën tonë profesionale degën e Lidershipit mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar një Universitet ose janë në vazhdim të tij dhe kërkojnë të marrin një kualifikim shtesë siç është ai i “Lidershipit”. Duke qënë se akademia është arsim profesional  në këtë degë mund të marrin pjesë dhe individët të cilët nuk kanë një arsimim tjetër por të cilët janë mbi 18 vjec.

[rev_slider_vc alias=”home_slider”]
WhatsApp WhatsApp Akademia Elita