Karriera juaj
“Akademia Profesionale Elita” ka prioritet të saj nxjerrjen e studentëve tanë në tregun e punës dhe tregun politik për Elitën Politike por dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi.
Zyra e Karrierës kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për tu integruar lehtësisht në tregun e punës,por dhe në tregun politik por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve pranë akademisë.
Zyra e karrierës ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve; Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; Bashkëpunon ngushtë me departamentet e degëve përkatëse për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; Mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së çertifikatave të ofruara , si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave; Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës; Mban marrëdhënie të vazhdueshme me partitë politike në Republikën e Shqipërisë, shoqatat , kompani apo organizima të tjera dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.