Skip links

Historiku

 

AKADEMIA PROFESIONALE ELITA

Elita filloi si një shkollë verore për përgatitjen e një grupi qytetarësh me mentalitet të ri dhe me objektiv kryesor aktivizimin e tyre në politikën shqiptare. Shkolla arriti një sukses të dukshëm, ku në kursin e saj të parë, aftësoi si lidera të epokës së re rreth 130 individ në total.

101_2756Qëllimi ynë për promovimin e një grupi njerëzish të rinj, jo thjesht nga mosha, por mbi të gjitha nga botëkuptimi, u realizua me sukses. Pjestarët e Elitës Politike përparuan dhe u zhvilluan dukshëm në debate, oratori, informacion politik, por mbi të gjitha, u bënë pjesë e botës së politikës reale shqiptare..
Duke parë suksesin dhe domosdoshmërinë që kishte shoqëria shqiptare për t’u përgatitur dhe praktikuar, themeluesit e Elitës vendosën që t’a zgjerojnë dhe të sofistikojnë duke e kthyer atë në elitën e mësimdhënies.

Më pas u krijua “Akademia Profesionale Elita” ku në brendësi të saj ka tre departamente kryesore dhe pesë degë. Më shumë petagogë të përgatitur, instruktor praktike dhe këshilltar të specializuar, janë bërë pjesë e kësaj strukture plot vlera.

“Elita” ka tashmë 5 vite që është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe pjesë shumë e rëndësishme e politikbërjes, e biznesit dhe ligjit në Shqipëri. Ne përgatisim studentët tanë për t’u bërë pjesë e asaj rruge që ata aq shumë dëshirojnë, pjesë të elitës së Shqipërisë por jo si individë të thjeshtë, por si lidera të vërtetë.

ok-diplomimi-Elita Politike nr (167)SOT ELITA ËSHTË FORMIMI PROFESIONAL MË I MIRË NË SHQIPËRI.

Akademia Elita është kthyer tashmë në trend për shumë individ të cilët e shohin këtë akademi si mundësi për të marrë një profesion e për të realizuar një karrierë të suksesshme në pozicione të larta drejtuese ose menaxheriale. Nga ana tjetër pjesë e jona prej vitesh kanë zgjedhur te jenë edhe shumë ekonomistë, administrator biznesesh private, avokatë, drejtues OJF, kryetar të partive politike, kryetar forumesh politike, petagogë, punonjës të administratës, të cilët Akademinë Elita e shohin si rritje të tyre profesionale ose për kualifikimin e tyre në një profil tjetër.

Tashmë Akademia si nga leksionet ashtu edhe nga ana praktike ka rritur perfomancën për të përgatitur jo vetem liderat shqiptar por dhe lidera për rajonin tonë.

Zyra e karrieres është shtuar si një vlerë e kësaj akademie dhe që udhëton paralelisht me politikat shkollore për të përgatitur dhe më pas për të lançuar e për t’u kujdesur vazhdimisht për liderat që ne çertifikojmë.

11987147_404404333088775_1184188920881066148_nPraktikat më të mira amerikane dhe europiane janë bërë pjesë e akademisë për të përgatitur studentët tanë sipas mënyrave dhe metodologjive më të avancuara. Të ftuarit në “Akademinë Profesionale Elita” janë të shumtë nga bota e politikës, bota e shoqërisë civile, bota e biznesit por edhe fusha të tjera.

 

 

WhatsApp WhatsApp Akademia Elita