Skip links

Një program trajnues totalisht praktik

Me anë të një aplikimi te ky format, ju do të jeni të suksesshëm në sajë të përvojës, eksperiencës dhe metodologjisë që do të fitoni përgjatë 7 javëve që zgjat "Ëndrra Europiane"

Afati i fundit për aplikim është data 7 qershor 2019

Cfarë është “Ëndrra Europiane”?

Ëndrra Europiane do të jetë një program Start-up në fushën e biznesit ndryshe nga të gjitha programet start-up të realizuara deri më tani. Kjo e përkthyer jo vetëm në formatin e ri të cilin ne do të sjellim por dhe në të gjitha etapat, objektivat, qëllimet por dhe vetë produktin të cilin ne duam të realizojmë.

Siç dhe vetë emrin ja kemi vënë këtij programi “Ëndrra Europiane” do të thotë të bëhesh pjesë e një shoqërie që të lejon të jesh çfarë të duash dhe të dish se optimizmi individual dhe puna do të shpërblehen.

Kjo ëndërr mund të përdoret për të arritur qëllimin kryesor, nëse ju dëshironi të bëheni i suksesesshëm në fushën e biznesit dhe menaxhimit.

Tyra Banks, një ndër supermodelet më të njohura në botë ka thënë se; “puna dhe vendosmëria kanë të bëjnë me përmbushjen e çdo lloj ëndrre. Kur isha modele, ëndrra ime ishte të isha moderatore në një emision, ndaj planifikova që atëherë se si ta bëja një gjë të tillë. Dhe sot ia kam arritur”.

Për herë të parë do të sjellim një program inovator ku do të edukojmë, përgatisim, trajnojmë individet pjesëmarrës për të ideuar, nisur dhe për të qënë të suksesshëm në tregun real të biznesit Shqipëtar dhe Europian.

I gjithë trajnimi do të eci njëkohësisht në dy paralele, hapja e një biznesi në kushte reale akademike për të praktikuar dhe vënë në jetë të gjitha leksionet dhe këshillat të cilat do të jepen nga specialistët e fushës. Pjesëmarrësit do të trajnohen praktikisht duke i vënë në jetë të gjitha këshillat e specialistëve për të patur sukses.

Me trajnimin dhe këshillimin e pjesëmarrësve do të merren  pedagogë dhe specialistë të fushës së menaxhimit, marketingut, ligjeve, financës por dhe të marrëdhënies me klientin, në fushën menaxheriale etj.

Do ketë të ftuar specialistë teknik por dhe njerëz publik nga fusha e biznesit, sipërmarrjes, menaxhimit dhe drejtimit do jenë pjesë e përgatitjes në vazhdueshmëri të pjesëmarrësve.

I gjithë programi do t’ju impenjojë 1ditë në javë, ditën e shtunë ku do të jetë për trajnimet, këshillimet, vlerësimet, praktikën, ekzekutimi praktik në kushte reale në biznesin e krijuar, etj.

Ëndrra Europiane do të konsistojë në përgatitjen praktike të individëve për dhënien jetë të ideve në biznes, në ngritjen e një biznesi, këshillimin, vlerësimin dhe jetësimin e tij nga plani në letër në realitetin e tregjeve biznesore.

Një biznes start-up është një biznes i sapofilluar. Ai mund të jetë i të gjithë llojeve dhe formave që nga një faqe webi për tu konvertuar në një dyqan apo treg virtual dhe ku mund të gjenerojë të ardhura deri tek bizneset konkrete të cilët kanë nevojë për ambiente fizike dhe mund të përfshijnë ide të ndryshme.

Facebook, Google e Foursquare janë start-ups, pra kompani që u nisën prej diçkaje shumë të vogël e të thjeshtë dhe arritën aty ku po i shohim edhe ne sot.

[rev_slider_vc alias=”home_slider”]

Nëse je një njeri në kërkim të suksesit bëhu pjesë e "Ëndrrës Europiane", jepi një mundësi vetes duke e bërë ëndrrën tënde realitet.

Lakshmi Mittal, Presidenti i bordit drejtues të “Arcelor Mittal”, ka thënë:
“Gjithmonë e kam admiruar kulturën amerikane të sipërmarrjes. Është një shembull i madh i shoqërisë meritokratike, ku puna dhe suksesi lavdërohen dhe shpërblehen. Këto karakteristika na kanë ndihmuar të krijojmë kompaninë më të madhe e çelikut në botë”.

AKADEMIA PROFESIONALE ELITA është cilësuar si arsimi profesional më i mirë në Shqipëri

Për të krijuar një start-up të suksesshëm në pjesën më të madhe të rasteve duhet të kaloni nga disa faza të pamënjanueshme, përkatësisht:

1.Ideja e një biznesi

-Duhet të krijoni një produkt apo shëbim që konsumatorët kanë nevojë

-Të shpenzoni sa më pak për të vënë në jetë idenë e biznesit tuaj

2.Të hartoni një plan biznesi të detajuar dhe konkret.

3.Të përzgjidhni njerëz të aftë, të përkushtuar dhe punëtor për të vënë në jetë këtë ide.

4.Të përgatisni stafin tuaj dhe ta organizoni në mënyrën e duhur për të qenë të suksesshëm.

5.Trajnim në vazhdueshmëri.

6.Mentorim në vazhdueshmëri.

7.Këshillim menaxherial, ligjor, financiar.

[stm_stats_counter counter_value=”399″ icon=”fa-icon-stm_icon_brain” title=”Pjesëmarrës” icon_text_color=”#dd9933″ counter_text_color=”#dd9933″]

Çfarë përfitoni ju nga programi “Ëndrra Europiane”?

1.Përgatiteni për të nisur një biznes të ri.

2.Trajnoheni praktikisht për financat, ligjet, marketingun, menaxhimin e një biznesi të ri.

3.Përballeni me njerëz të suksesshëm dhe merrni shembuj konkretë për sipërmarrje të suksesshme.

4.Krijoni rrjetin tuaj biznesor.

5.Këshilloheni me specialistë të fushës për tu formuar si menaxher ose si pronar i suksesshëm.

6.Pajiseni me çertifikatë nga Akademia Profesionale Elita për programin 7 javor.

7.Praktikoni dituritë tuaja në biznes në kushte reale.

8.Nëse keni një biznes ose jeni menaxher rrisni suksesin tuaj duke njohur klientë potencial dhe duke hedhur bazat e një vizioni të qartë të rrugës drejt suksesit.

9.Nëse dëshironi të merrni një nismë të re biznesore dhe të startoni një biznes dhe ta orjentoni atë drejt suksesit financiar

[stm_stats_counter counter_value=”10″ icon=”fa-icon-stm_icon_handshake” title=”Biznese reale” icon_text_color=”#1e73be” counter_text_color=”#1e73be”]

Përmbledhje e çështjeve teknike

Vendi i realizimit të trajnimit, mbledhjeve etj: Hotel “Sheraton” ..

Vendi i realizimit të këshillimeve etj: Hotel Sheraton sallat e konferencave, zyrat e Akademisë por edhe në zyrat e specialistëve të çështjeve përkatëse.

Ditët e trajnimit,dhe praktikës: Vetëm ditëve të shtuna (1 herë në javë).

Ky program do ketë vetëm një pagesë administrative që duhet të realizojë i përzgjedhuri për këtë program: 30 euro.

Metodologjia e përdorur: Metodologji Europiane e mësimdhënies

Mos harroni se nuk duhet të jeni ekspert për tu bërë pjesë e programit tonë apo për të filluar një Start-up, por thjeshtë duhet të keni guximin ose dëshirën për të vepruar dhe për të sfiduar të ardhmen dhe për të bërë ëndrrën tuaj realitet.

Idea juaj e një start-up  mund të jetë një ide shumë e thjeshtë  por nuk përjashtohet mundësia që ju të riprodhoni një ide gjeniale. Mos harroni se shumë nga idetë gjeniale kanë nisur vetëm në një çast. Mënyra sesi funksionon dhe si ju duhet të dilni produktiv  ndërlidhet me faktin sesi ju ofroni diçka më mirë seç është ofruar deri më tani nga dikush tjetër nëse ajo është ofruar, ose ofrimin e një produkti ose shërbimi të ri i cili është i pëlqyeshëm ose ka kërkesë nga konsumatori.

Pra ky program do të konsistojë në rekrutimin, përgatitjen, trajnimin , këshillimin e të përzgjedhurve për të kryer në një biznes real dhe fitimprurës.

FORMULARI I APLIKIMIT / APLICATION FORM

SHKARKO FORMULARIN I CILI NDODHET MË POSHTË, ME PAS PLOTËSOJENI DHE NA E DËRGONI TEK ADRESA: [email protected]

NXITONI! Afati i fundit i aplikimeve është data 7 qershor 2019.

Për çdo paqartësi kontaktoni…

Kostalda Visha
KOORDINATORE
0672425255
INFO@ AKADEMIAELITA.COM

qkl

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara. Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve,etj, departamenti “Elita Politike” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë si edhe në administraten publike, dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e studentëve në fushën e ligjit. Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në Shqipëri.

Tematikat e këtij programi:

Java e parë:

1.Trajnim teorik: Si të hedhim bazat e një biznesi të suksesshëm, harta e suksesit, plani i biznesit, strategjia marketuese.

2.Pjesa praktike: Ndarja e grupeve, ideimi, planifikimi, realizimi i plan bizneseve, ndarja e detyrave për fillimin e një biznesi praktik.

Java e dytë:

1.Trajnim teorik: Ana ligjore e biznesit, ana financiare e biznesit, funksionimi,  statutet, kontratat.

2.Pjesa Praktike: Hapja bizneseve dhe dyqaneve online.

Java e tretë:

1.Praktikë: Hapja publike e biznesit

Java e katërt:

1.Praktikë: Fillimi i ekzekutimit të planit të biznesit në praktikë, proçesi shitjes së produkteve dhe shërbimeve

Java pestë:

1.Pjesa teorike: Këshillim, leksion dhe udhëzime mbi marrëdhëniet me klientin duke u bazuar te kompania reale, menaxhimi  i burimeve njerëzore.

2.Pjesa praktike: Vazhdimi i shitjes së produkteve ose shërbimeve.

Java e gjashtë:

1.Praktikë: Fushatë shitje masive të produkteve ose shërbimeve.

Java e shtatë:

1.Këshillim, udhëzim, vlerësim për vazhdueshmërinë duke u bazuar te puna e realizuar dhe tek termat real të konkurrencës në anën menaxheriale, financiare dhe ligjore.

Në fund të këtij program praktik ju do të aftësoheni për të krijuar  sa më suksesshëm rrugën tuaj me një vizion sa më të qartë për të arritur objektivat dhe qëllimet tuaja biznesore dhe financiare.

WhatsApp WhatsApp Akademia Elita