Skip links

Dega Menaxhim Marketing PROGRAM INTENSIV

ORË
60
60
KOHËZGJATJA
QERSHOR
20
20
FILLOJNË LEKSIONET
EURO
99
99
TARIFA

Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme/

Dega e “Menaxhim Marketingut” është një degë profesionale ku ju merrni profesionin e Menaxherit të Marketingut. Në këtë degë ju do të përgatiteni në bazat më të rëndësishme për t’iu lanҁuar si një menaxher marketingu sa më praktik dhe efiҁent i cili duhet të drejtojë dhe menaxhojë në mënyrën më të mirë strategjitë e institucionit. Në mbarim të kësaj dege, ju do të çertifikoheni si “MENAXHER MARKETINGU” i njohur brenda dhe jashtë Shqipërie. Në përfundim kur ju të keni mbaruar këtë shkollë profesionale aftësitë tuaja  nuk do kenë të krahasuar.

Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni këtë profesion në të gjitha kategoritë e bizneseve apo institucioneve,përkatësisht; në biznese private, institucione shtetërore, persona fizik, po ashtu në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a), ojf, parti politike etj. Në këtë degë do të aftësoheni për anën manaxheriale të marketingut duke krijuar politika të reja marketuese, të suksesshme për instiucione të ndryshme. Ju do të përgatiteni në bazat e marketingut, në strategjitë marketuese, promocionin, marketingun në mediat sociale etj.

Ndër më të rëndësishmet për ju është se do të kualifikoheni si të realizoni një filozofi të qartë të marketingut tuaj duke u bazuar në qëllimet dhe objektivat e synuara . Kjo degë do të kontribuojë në zhvillimin e oratorisë por dhe në plotësimin e bagazhit i cili do iu përgatisë për një sukses të lartë në procesin marketues të një institucioni. Fuqitë tuaja bindëse do të rriten dhe procesi i mendimit kritik dhe vlerësues do të forcohet për të siguruar një fitore në vazhdueshmëri.

3-copy-1200x100

“Menaxhim Marketing” zgjedhja më e mirë

Arsimi është pikë e fortë e një kombi, tashmë shqiptarët ngado që janë mund të bëhen pjesë e t’i ndjekin leksionet online, njësoj siç mund të ishin dhe në sallë.

Çertifikatën jonë profesionale njihet me lehtësi në vendet e Ballkanit, po ashtu dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kemi punuar shumë për t’i ofruar mundësi arsimimi çdo qytetari shqiptar dhe jo vetëm.

Tashmë çertifikata jonë njihet kudo në Europë

Me çertifikatën tonë profesionalenjihet nga shteti dhe tashme nga vendet e Bashkimit Evropian. Mund t’ju shërbej dhe si pikë shtesë për kualifikimet tuaja përveç universitetit, apo mund të aplikoni për t’u pajisur me dokumenta. 

Një super risi nga Elita

Me këtë risi ju mund t’i ndiqni leksionet online njësoj sikur jeni në sallë. Tashmë nuk ka rëndësi nëse jeni larg, nëse jeni jashtë Shqipërisë apo në një shtet Europian, nuk është më problem koha juaj sepse videot e leksioneve mund ti ndiqni dhe ditë tjetër.

Ndiqni Akademinë kudo që jeni

Kohëzgjatja e degës: 60 ORË.  Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë. Një pjesë e kësaj dege do të zhvillohet vetëm online dhe një pjesë në sallë.

Vendi i zhvillimit të leksioneve; Hotel “Sheraton” Tiranë

Tarifa më e lirë e studimeve në Shqipëri

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Lëndët e degës Menaxhim Marketing

Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përveç pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.

BAZAT E MARKETINGUT

Në këtë lëndë do trajtohen bazat e marketingut… Ҫfarë është marketingu? Pse ka rëndësi marketingu? Llojet e marketingut? Dallimi ndërmjet shitjes dhe marketingut, marketingu miks, kanalet e marketingut dhe konceptet kryesore të marketingut.

HARTIMI I STRATEGJIVE TË MARKETINGUT

Në këtë lëndë do kualifikoheni si të realizoni një filozofi të qartë të marketingut tuaj duke u bazuar në qëllimet dhe objektivat e synuara por dhe në hartimin e strategjive të suksesshme të marketingut.

INFORMACION EKONOMIK DHE ZHVILLIMOR

Informacioni Ekonomik dhe zhvillimor është një nga informacionet kryesore që ne duhet të kemi para se të marrim një hap për investimet apo dhe për organizimin/koordinimin e punëve në ҁdo sektor. Taksat dhe tatimet në lidhje me fushën e kompanive të Marketingut ose fushatave marketuese, për televizionet, gazetat, rrjetet sociale dhe llojet e tjera të marketingut, hapja e kompanive marketuese, harta e suksesit etj.

ZHVILLIMI I MARKETINGUT

Në këtë lëndë do realizohet praktikisht zhvillimi i marketingut në lloje të ndryshme të institucioneve duke përfshirë: 1.bizneset e vogla, dhe mënyra e zhvillimit të procesit të marketingut në këto biznese, duke e shqyrtuar punën e menaxherit të marketingut si një person i vetëm dhe pa grup 2. biznese të mëdha dhe mënyrat e zhvillimit të marketingut në këto biznese, duke e vënë menaxherin në rolin e drejtuesit të një departamenti të tërë marketingu. 3.Marketingu dhe lobimi në institucione të tjera sic janë ojf, partitë poltiike, etj.

ORATORIA

Në lëndën e oratorisë do realizohen orë praktike mbi zhvillimin e oratorisë, 5 leksione marketingu nga fushata Donald Trump, debate me tema mbi marketingun, etj.

INFORMACION JURIDIK

Kjo është një lëndë juridike ku ju do të pergatiteni  juridikisht në këtë fushë. Kontratat e marketingut, kontratat e punës, informacione ligjore në lidhje me marketingun, etj.

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE LIDERSHIPI

Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, rolin e liderit, drejtim departamenti, drejtimi ekipit për organizimin e punës, analizën e punës dhe matja e performancës, teknikat e planifikimit të burime njerëzore, rekrutimi i punonjësve, vlerësimi performancës, etj.

KONCEPTET E SHËRBIMIT NDAJ KLIENTIT

Në këtë lëndë do të njiheni me konceptet e marrëdhënieve me klientët, si krijohet një strategji e suksesshme me klientin, vlerat e kompanisë dhe çfarë vlerash duhet t’i përçohen klientit, si të dëgjojmë në mënyrë aktive dhe t’i përgjigjemi nevojave të klientëve, krijimi i eksperiencës me klientët dhe lidhja me përfitueshmërinë e kompanisë.

SOCIAL MARKETING

Kjo lëndë do i kushtohet reklamimit në mediat sociale dhe politikat të cilat duhen ndjekur për të siguruar një reklamim sa më të suksesshëm.

*LEKSIONE TË TJERA

Pranë shkollës do të ketë dhe pedagogë të tjerë që do të realizojnë lëndë praktike, duke u bazuar më shumë në marketimin si dhe politikat e punësimit, si dhe në çështje të tjera ekonomike-juridike.

DEGA “Menaxhim Marketing” ;

kohëzgjatja
e degës

Kjo degë zgjat 60 orë dhe leksionet janë një pjesë në sallë tek hotel “Sheraton” Tiranë dhe një pjesë vetëm online. 

Leksionet
online dhe në sallë

Leksionet zhvillohen në sallat e konferencave të hotel “Sheraton” Tiranë. Ju i ndiqni nga çdo vend që jetoni, njësoj si në sallë, madje edhe nëse nuk keni mundësi ditën e shtunë, mund t’a ndiqni leksionin online edhe ditë të tjera.

Tarifa
E DEGËS

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Regjistrimi
si mundet ta realizoni

Mosha e lejuar e regjistrimit është 18-65. Të gjithë individët do të regjistrohen online duke plotësuar formularin. Nuk ka rëndësi nëse keni mbaruar apo jo një universitet, ky është arsim profesional në të cilin merrni profesionin përkatës i cili njihet nga shteti shqiptar por dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian.

1200 x 200

REGJISTROHU TANI mundësi e shkëlqyersuper ofertëështë momenti juaj

PËR REGJISTRIM KLIKONI

Pasi të klikoni ju do të vazhdoni me plotësimin e formularin të regjistrimit online.
Kjo degë fillon në datën 20 qershor 2020
Dega "Menaxhim Marketing" 99 euro
  • Nëse regjistroheni deri në datën 20 Qershor 2020, ju do të paguani vetëm 99 euro në total për gjithë degën.
  • Leksionet në sallë tek hotel “Sheraton” Tiranë
  • Leksionet mund ti ndiqni edhe 100% online
  • Njihet në vendet e Bashkimit Evropian
  • Pajiseni me çertifikatë profesionale shumë të vlefshme për punësim
  • Asnjë kosto shtesë

Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe të ftuar të cilët janë persona të rëndësishëm të cilët kanë bërë arritje në jetën e tyre

Pedagogët e degës

Dritan Broka

Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese

Olti Visha

Financier/Kontabël i miratuar

Zamira Cavo

Prof.DR/Rektore e MB

Erindi Bejko

DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë

Enea Karakaci

Drejtor Juridik Ministria IE

Enkeleda Tupa

Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank

Erion Kristo

DR.Pedagog/Publicist/Aktivist

Erlis Hereni

DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE

Kozeta Kurti

Gazetare/Drejtese emisioni, etj

Nora Malaj

DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit

Arbër Çepani

Sipërmarrës i suksesshëm

Edmond Norra

Specialist shitjesh

Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri

Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.

Më shumë rreth Akademisë Elita

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Lidershipit” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë,shoqëri civile si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e pjesmarrësve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në rajon.

Në shkollën tonë profesionale degën e Lidershipit mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar një Universitet ose janë në vazhdim të tij dhe kërkojnë të marrin një kualifikim shtesë siç është ai i “Lidershipit”. Duke qënë se akademia është arsim profesional  në këtë degë mund të marrin pjesë dhe individët të cilët nuk kanë një arsimim tjetër por të cilët janë mbi 18 vjec.

[rev_slider_vc alias=”home_slider”]
WhatsApp WhatsApp Akademia Elita