Skip links

DEGA ADMINISTRIM PROGRAM INTENSIV

    ADMINISTRIM PUBLIK

        ADMINISTRIM OJF

            ADMINISTRIM INSTITUCIONESH 

                 ADMINISTRIM BIZNESI

Kohëzgjatja – 60 orë/ Regjistrimet kanë filluar/ kjo degë fillon në datën 20 qershor 2020

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Dega “Administrim”

Ky program ka për qëllim kryesor përgatitjen e zyrtarëve administratës dhe institucioneve publike , të cilët respektojnë vlerat demokratike të një administrate efikase dhe të paanshme. Ky program ka për qëllim aftësimin profesional të studentëve në nivelin e administratorëve publik duke u dhënë njohuri të parimeve të administrimit të përgjithshëm, të politikave publike, si dhe shkathtësi të nevojshme për një udhëheqje të suksesshme dhe moderne të tyre. Pjesëmarrësit në degën e këtij drejtimi do të aftësohen me njohuri teorike dhe praktike të administrimit në katër shtylla kryesore, përkatësisht: 
Administrim publik, administrim ojf, administrim institucionesh dhe do të përvetësojnë po ashtu shkathtësi praktike të cilat do t’u mundësojnë që njohuritë e përvetësuara t’i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat ballafaqohet fusha e administrimit. Pjesa teorike e këtij programi ofron njohuri dhe aftësi për të bërë gjykime dhe vlerësime analitike të situatave dhe rrethanave të mjedisit administrativ. Ndërkaq, pjesa praktike e tij ofron shkathtësi për t’i adresuar dhe trajtuar manifestimet konkrete të këtyre dukurive.

“ADMINISTRIMI” zgjedhja më e mirë

Arsimi është pikë e fortë e një kombi, tashmë shqiptarët ngado që janë mund të bëhen pjesë e t’i ndjekin leksionet online, njësoj siç mund të ishin dhe në sallë.

Tashmë me çertifikatën tonë profesionale ju mund të punësoheni me lehtësi në vendet e Ballkanit, po ashtu dhë në vendet e Bashkimit Evropian. Kemi punuar shumë për t’i ofruar mundësi arsimimi çdo qytetari shqiptar dhe jo vetëm.

Tashmë çertifikata jonë njihet kudo në Europë

Me çertifikatën tonë profesionale, ju mund të punësoheni lehtësisht në profesionin përkatës. Apo mund t’ju shërbej si pikë shtesë për kualifikimet e tua përveç universitetit, apo mund të aplikoni për t’u pajisur me dokumenta. 

Një super risi nga Elita

Me këtë risi ju mund t’i ndiqni leksionet online njësoj sikur jeni në sallë. Tashmë nuk ka rëndësi nëse jeni larg, nëse jeni jashtë Shqipërisë apo në një shtet Europian, nuk është më problem koha juaj sepse videot e leksioneve mund ti ndiqni dhe ditë tjetër.

Ndiqni Akademinë kudo që jeni

Kohëzgjatja e degës: 60 orë.  Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë. Leksionet zhvillohet tek sallat e konferencave të hotel “Sheraton” Tiranë. Por mund t’i ndiqni online kudo që jeni. 

Tarifa më e lirë e studimeve në Shqipëri

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Informacion që ju duhet lidhur me degën “Administrim”

Cfarë duhet të kem mbaruar unë që të vazhdoj këtë degë pranë Akademisë suaj?

Ne jemi shkolle profesionale ku ju specializojme ju dhe ju japim nje profesion perkates dhe si rrjedhoj per ne nuk ka rendesi cfare shkolle keni mbaruar ju ose cfare profesioni keni.

Akademia më jep mua mundësi punësimi pas mbarimit të degës?

Po akademia që ju do të vazhdoni ndërmjet zyrës së karrieres ju jep mundësi të ndryshme punësimi dhe realizon ndërlidhje të punëdhënësve, kompanive të ndryshme dhe studentëve tanë.

Për çfarë aftësohem unë pas mbarimit të kësaj dege?

Ju do të aftësoheni në anën Administrative , te beheni Asministrator I nje kompanie ose Administrator public per te drejtuar nje ojf, dege partie ose institucion .Por ju do të aftësoheni dhe mbi ligjet që kanë lidhje me tatimet, taksat, dhe financen ne pergjithesi , hartimin e planeve organizative por dhe te bizneseve, aplikimeve per kredi, mbledhjen e fondeve, perpilimin e rregulloreve etj. Mbas mbarimit te kesaj dege ju do te pergatiteni plotesisht per te qene nje Administrator praktik.

Çfarë mundësish të tjera më jep mua akademia?

Akademia ju jep shumë mundësi thjesht ju duhet të dini t’i shfrytëzoni ato, akademia ju jep mundësinë të njiheni me biznesmenë të rëndësishëm të botës së biznesit dhe me personalitete të ndryshme që nuk do kishit mundësinë në vend tjetër, akademia ju jep mundësinë e praktikimit të atyre çfarë mesoni dhe orjentimin tuaj në tregun e punës. Pranë akademisë mundësitë do të jenë të shumta. Gjithashtu mund të njihni e takoni personalitete, Politikanë dhe njerëz me rëndësi publike ku mund të shkëmbeni ide dhe sygjerime. 

Do të ketë personalitete të ftuar, kush do të jetë dhe ku konsiston rëndësia e vizitës së tyre?

Po ne ftojmë personalitete menaxher, administrator kompanish, drejtues institucionesh por dhe nga fusha ekonomike dhe financiare, kemi te ftuar dhe deputet, funksionar të lartë të shtetit, zv.ministra, ministra dhe personalitete ku ju japin ju mendime edhe udhëzime si ju të bëheni lider në fushën tuaj.

Kjo shkollë më afron më shumë në anën praktike me tregun e punës?

Po shkolla ju afron shumë në anën praktike me tregun e punës, ju merrni një zanat drejtpersëdrejti dhe nuk mësoni me teorira të panevojshme dhe të lodhshme që nuk do ju hyn kurrë në punë, por ju do të përgatiteni ndërmjet programeve më të mira evropiane për t’u përshtatur dhe për t’u bërë pjesë e tregut real të punës.

Si mund të bëhem pjesë e kësaj shkolle?

Ju duhet të plotesoni formularin e regjistrimit online , ose te vini prane zyres sone te regjistrimit. Per cdo info shtese ju mund te na kontaktoni ne telefon, fb, whatsap ose email Telefon/whatsapp/sms: 00355672425255/0693014119 /FB: Akademia Profesionale Elita / Email : [email protected]

Si zhvillohet mësimi, sa herë në javë?

Mësimi por dhe praktika zhvillohet vetëm një herë në javë, përkatësisht çdo të shtunë në klas ose online kështu që kjo shkollë duke qenë se është part-time vetëm 1 herë në javë, i njëjtë me programet e masterit, ju dhe nëse keni angazhime të tjera keni mundësi për t’a ndjekur.

Çfarë pedagogësh do më japin mësim?

Pedagogët jane nga më të përgatiturit dhe lidera në fushën e tyre, me grada shkencore por dhe profesionist në fushën përkatëse

Sa zgjat kjo shkollë Dhe ku zhvillohet mësimi?

Shkolla zgjat vetëm 5 muaj. Mësimi zhvillohet qëndrën e konferencave të hotel Sheraton ose mund t’a ndiqni online.

DEGA ADMINISTRIM

PAS MBARIMIT  TË DEGËS “ADMINISTRIM” JU AFTËSOHENI DHE MUND TË USHTRONI;

Profesionin e Administratorit mund t’a ushtroni në biznese,në institucione shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a),ojf, parti politike etj.

Të realizoni me suksesshmëri aplikime për kredi bankare ose për projekte të ndryshme për grande

Të përgatiteni në anën juridike për administrimin e një institucioni.

Të përgatiteni për operacionet financiare ato tatimore dhe për procedura të tjera teknike.

Përgatiteni praktikisht në teknikat e ligjërimit.

Rrisni cilësitë tuaja në marrëdhëniet me klientët dhe qytetarët.

Krijoni dhe rrisni rrjetin e njohjeve tuaja  dhe bëhuni pjesë e elitës të administratorve në Shqipëri.

Të hartoni dhe ekzekutoni plane të suksesshme organizative ose biznesi.

Të realizoni fushata të suksesshme marketingu të institucionit që punoni ose përfaqësoni.

Të realizoni me suksesshmëri mbledhjen publike të fondeve.

Të hartoni dhe të interpretoni në anën ligjore statutet dhe rregulloret e institucionit.

Mësoni se si krijohet e bëhet i suksesshëm një institucion.

Rritjen e kapaciteteve administrative dhe të lidershipit.

Qartësoni idetë dhe planet konkrete që keni për të hapur ose për të zhvilluar biznesin,ojf-ne, partine etj.

Zhvilloni oratorinë tuaj.

DEGA profesionale “ADMINISTRIM” ;

kohëzgjatja
e degës

Kjo degë zgjat 60 orë dhe leksion ka ditën e shtunë, vetëm një herë në javë. Mund ti ndiqni edhe online. 

Leksionet
online dhe në sallë

Leksionet zhvillohen në sallat e konferencave të hotel “Sheraton” Tiranë. Ju i ndiqni nga çdo vend që jetoni, njësoj si në sallë, madje edhe nëse nuk keni mundësi ditën e shtunë, mund t’a ndiqni leksionin online edhe ditë të tjera.

Tarifa
e degës

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Regjistrimi
si mundet ta realizoni

Mosha e lejuar e regjistrimit është 18-65. Të gjithë individët do të regjistrohen online duke plotësuar formularin. Nuk ka rëndësi nëse keni mbaruar apo jo një universitet, ky është arsim profesional në të cilin merrni profesionin përkatës i cili njihet nga shteti shqiptar por dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian.

1200 x 200

REGJISTROHU TANI mundësi e shkëlqyersuper ofertëështë momenti juaj

PËR REGJISTRIM KLIKO

Pasi të klikoni ju do të vazhdoni me plotësimin e formularit e regjistrimit online.
Kjo degë fillon në datën 20 qershor 2020

Lëndët e degës “ADMINISTRIM”

Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përveç pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.

ORATORI DHE MARKETING

Në këtë lëndë ju do përgatiteni për konceptin e marketingut, për politikat e promocionit, komunikimin miks, publicitetin, marrëdhëniet publike, strategjinë e shërbimit, misionin dhe qëllimin, metodat për të dëgjuar klientin, menaxhimin e ankesave, psikologjinë e kënaqësisë konsumatore, rolin e teknologjisë në marketingun e shërbimeve por dhe menaxhimin strategjike, në këtë lëndë ju do të keni orë praktike për të vënë në zbatim atë çfarë keni studiuar.

INFORMACION JURIDIK

Në këtë lëndë ju do të përgatiteni ligjërisht mbi ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për ligjin e shoqërive tregtare, themelimin e shoqërive,ojf-ve,partive politike, zyrën e aksioneve, legjislacionin tatimor, mbi ligjin rregullues të Qendrës Kombëtare të Licensimit për licensat që merret në këtë qendër por dhe për licensat që nuk merren në këtë qendër por do i kushtohet një rëndësi të vaçantë dhe kodit të punës, kontratave të ndryshme por dhe marrdhënieve civile që rregullohen nga kodi civil, por dhe krijimin e rregulloreve organizative dhe drejtuese.

AFTËSIA ADMINISTRATIVE DHE PLANIFIKIM

Në këtë lëndë do i kushtohet shumë rëndësi konceptit administrativ, drejtimit të një biznesi të vogël deri tek koorporatat e mëdha, por dhe institucioneve shteterore, ojf-ve, partive politike etj , njekohesisht ju do të mësoheni si të planifikoni nisjen e një nisme por dhe mbarvajtjen e tij, hartimin e planeve organizacjonale, si te rrisni likujditetin, aplikimi i suksesshëm për kredi në banka,donator, aplikim per projekte, dhe koncepte të tjera administrative publike dhe private etj.

KONCEPTET E SHËRBIMIT NDAJ KLIENTIT DHE QYTETARIT

Në këtë lëndë do të njiheni me konceptet e marrëdhënieve me klientët dhe qytetaret, si krijohet një strategji e suksesshme me klientin, vlerat e kompanisë ose institucionit dhe çfarë vlerash duhet t’i përcohen , si të dëgjojmë në mënyre aktive dhe t’i përgjigjemi nevojave të kerkuara, krijimi i eksperiencës me klientët ose qytetaret dhe lidhja me përfitueshmërinë e institucionit.

PRAKTIKË ADMINISTRATIVE

Temat në praktikë vendosen nga bordi i praktikës, keto tema janë totalisht praktike ku vënë studentet në moto për të realizuar praktikisht praktikën administrative. Shkolla ndahet në grupe të veçanta dhe secila nga grupet realizon një sfidë duke qenë në konkurece me grupet e tjera, grupet renditen nga grupi më i mirë tek grupi më i dobët për sfidën përkatëse (psh sfidat kanë ngjashmëri me sfidat praktike tek emisionit “Donald Trump”. Këto sfida japin dhe edukatën e punës në grup, kanë një rëndësi shumë të madhe në të gjithë procesin e zhvillimit të degës.

PSIKOLOGJI KONSUMATORE DHE KOMUNIKIMI

Psikologjia e konsumatorit analizon faktorët psikologjikë që influencojnë perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet e konsumatorit. Ajo është ndërthurja më interesante e marketingut me psikologjinë e aplikuar. Të kuptosh mendjen dhe zemrën e konsumatorit ose qytetarit është një çështje shumë komplekse. Nëse sjellja konsumatore do të ishte e lehtë të shpjegohej, atëherë produktet ose sherbimet do të shiteshin po aq lehtë sa projektohen, të gjitha reklamat do të ishin efektive, ekonomia do të kishte efiçencë dhe marketingu do të ishte një perspektivë mjaft e lehtë. Lënda e psikologjisë së konsumatorit përqendrohet në indikatorët bazik për të kuptuar më mirë psikologjinë dhe sjelljen e konsumatorit dhe qytetarit.

ADMINISTRIM PUBLIK

Kjo lende studimi synon të përgatisë studentët në organizatat publike, në nivel qëndror apo lokal. Programi synon të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të zbatuar politika dhe programe, si dhe për të adresuar zgjidhje për probleme të ndryshme, me të cilat ndeshen organizatat publike. Programi synon integrimin e njohurive teorike me aftësitë praktike në fushën e administrimit publik.

MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE

Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, rolin e liderit, organizimin e punës, analizën e punës dhe matja e performancës, teknikat e planifikimit të burime njerëzore, rekrutimi i punonjësve, vlersimi performancës, etj.

LIDERSHIP

Te kjo lëndë do merren të gjitha konceptet kryesore të lidershipit në administrim dhe drejtim, karakteristikave të liderave por dhe dallimet ndërmjet liderave dhe administratorve. Njëkohësisht në këtë lëndë do jepen dhe udhëzimet praktike per tju orjentuar drejt rrugës për të kultivuar ose nxjerr liderin që keni brënda vetes. Në këtë lëndë do të shqyrtohen pikat : cfarë është lidershipi,definicionet e lidershipit,liderat e mirë, karakteristikat e një lideri të suksesshëm, parimet e lidershipit etj.

LEKSIONE TË TJERA

Pranë shkollës do të ketë dhe pedagog të tjerë që do të realizojnë lëndë praktike, duke u bazuar më shumë në punësimin e të rinjve dhe politikat e punësimit, si dhe në marketimin dhe çështje të tjera ekonomike.

Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe të ftuar të cilët janë persona të rëndësishëm të cilët kanë bërë arritje në jetën e tyre

Pedagogët e degës

Dritan Broka

Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese

Olti Visha

Financier/Kontabël i miratuar

Zamira Cavo

Prof.DR/Rektore e MB

Erindi Bejko

DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë

Enea Karakaci

Drejtor Juridik Ministria IE

Enkeleda Tupa

Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank

Erion Kristo

DR.Pedagog/Publicist/Aktivist

Erlis Hereni

DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE

Kozeta Kurti

Gazetare/Drejtese emisioni, etj

Nora Malaj

DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit

Arbër Çepani

Sipërmarrës i suksesshëm

Edmond Norra

Specialist shitjesh

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Elita Politike” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e studentëve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në Shqipëri.

Në shkollën tonë profesionale mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar vetëm gjimnazin, individë që kanë mbaruar një Universitet dhe kërkojnë të marrin një profesion tjetër siç është ai i menaxherit të biznesit apo edhe individë që kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik por duan të zhvillohen e praktikohen më shumë në fushën e financës.

[rev_slider_vc alias=”home_slider”]
WhatsApp WhatsApp Akademia Elita