ADI KRASTA- Moderator, Top Channel
Shpresoj te kontributet për të përgatitur njerëz të lirë.
Shpresoj te kontributet për të përgatitur njerëz të lirë.
Akademisë Elita i uroj suksese në rrugën e vështirë dhe të bukur të formimit professional të vetes. Për mua ishte eksperiencë që do ta përsërisja me dëshirë!
Ndërmarrje impresionuese! Urimet më të sinqerta shkollës politike dhe pjesëmarrësve për sfidat e përbashkëta të së ardhmes. Suksese!
Përtej emocionit të pafjalë që më la ky takim, i uroj shkollës “Elita Politike” pastë jetë të gjatë, vitalitet rinor, frymëzim njerëzor dhe dashuri e humanizëm në të gjithë rrugëtimin e saj. Atje ku ideja zhvillohet, atje dhe politikat bëhen më të mira dhe jeta
Një takim emocionues për shkak të angazhimit qytetar që marrin këta të rinj sot. E vlerësoj Elitën Politike si një mundësi të mirë për cdo të ri për tu rritur profesionalisht. Shqipëria ka nevojë për të rinj profesionist të cilët i shërbejnë vendit me devotshmëri.
Ishte një orë shumë interesante dhe e gjallë. Studentët ishin shumë aktiv, kurioz dhe të përgatitur në pyetjet e tyre. Faleminderit që më bëtë pjesë të kësaj tryeze.
U ndieva e privilegjuar dhe e nderuar të bëja pjesë qoftë për një orë në Akademinë Elita. Që të vazhdoj të jem në të ardhmen e privilegjuar, ju lutem më ftoni sërisht! Le të punojmë së bashku për një Shqipëri me Gjeneratë të Re drejt
Më ka ndodhur shpesh të jem e ftuar në biseda dhe bashkëbisedime në grupime të ndryshme, por emocioni,vlerësimi dhe sinqeriteti që ndieva në Akademinë Elita ishte i pakrahasueshëm. Isha e bindur që të gjithë pjesëmarrësit në akademi përveçse do kenë një të ardhme të jashtëzakonshme
Një grup fantastik me potencial! Të tilla eksperienca i nevojiten te rinjve për të pasuruar bagazhin e tyre dhe për të sjellë risi.
Në emër të Ambasadës së Izraelit në Tiranë ju uroj sa më shumë suksese në krijimin e gjeneratës të biznesmenëve. Qëndroni në Shqipëri dhe bëjeni këtë vend që të zhvillohet.