Skip links

Dega NJOHËS I LIGJEVE  PROGRAM INTENSIV

ORË
60
60
KOHËZGJATJA
QERSHOR
20
20
FILLOJNË LEKSIONET
EURO
99
99
TARIFA

Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme/

Në këtë degë ju do të merrni aftësi të përgjitshme në sferën e jurisprudencës. Do të aftësoheni dhe formoheni në menaxhimin juridik të çështjeve apo institucioneve të caktuara. Ju do të aftësoheni në anën juridike të themelimit dhe menaxhimit juridik të një institucioni, i cili mund të jetë kompani, ojf, parti apo organizëm tjetër. Në këtë degë përveç të tjerave do trajtohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë ju do të aftësoheni për pjesën e aplikimit për liçensa të ndryshme, për hartimin e kërkesë-padive, etj. Do trajtojmë hartimin dhe përpilimin e kontratave, rëndësi do ti kushtohet dhe Kodit të Punës, të drejtave të punëdhënësit, punëmarrësit, etj. Në këtë degë do shqyrtohen përmbledhurazi Kodi Civil, Kodi i Procedurave Civile, Kodi Penal, Kodi i Procdurave Penale, Kodi i Familjes, Kodi i Procedurave Administrative, kodi zgjedhor, etj.

Ju do përgatiteni dhe informoheni për pjesën ligjore mbi patentat, markat, shpikjet, anën ligjore të koncesioneve, për realizimin e kontratave të qerasë, të shitjes, përdorimit, etj. Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni në vazhdim profesionin e “NJOHESIT TË LIGJEVE” në biznese private, shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a), ojf, parti politike dhe në institucione të tjera.

3-copy-1200x100

“NJOHËS I LIGJEVE” zgjedhja më e mirë

Arsimi është pikë e fortë e një kombi, tashmë shqiptarët ngado që janë mund të bëhen pjesë e t’i ndjekin leksionet online, njësoj siç mund të ishin dhe në sallë.

Çertifikatën jonë profesionale njihet me lehtësi në vendet e Ballkanit, po ashtu dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kemi punuar shumë për t’i ofruar mundësi arsimimi çdo qytetari shqiptar dhe jo vetëm.

Tashmë çertifikata jonë njihet kudo në Europë

Me çertifikatën tonë profesionalenjihet nga shteti dhe tashme nga vendet e Bashkimit Evropian. Mund t’ju shërbej dhe si pikë shtesë për kualifikimet tuaja përveç universitetit, apo mund të aplikoni për t’u pajisur me dokumenta. 

Një super risi nga Elita

Me këtë risi ju mund t’i ndiqni leksionet online njësoj sikur jeni në sallë. Tashmë nuk ka rëndësi nëse jeni larg, nëse jeni jashtë Shqipërisë apo në një shtet Europian, nuk është më problem koha juaj sepse videot e leksioneve mund ti ndiqni dhe ditë tjetër.

Ndiqni Akademinë kudo që jeni

Kohëzgjatja e degës: 60 ORË.  Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë. Një pjesë e kësaj dege do të zhvillohet vetëm online dhe një pjesë në sallë.

Vendi i zhvillimit të leksioneve; Hotel “Sheraton” Tiranë

Tarifa më e lirë e studimeve në Shqipëri

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Pyetjet më të shpeshta…

Çertifikata që do të marr tek “Akademia Profesionale Elita” më njihet nga shteti?

Po, çertifikata që ju merrni ju njihet nga shteti shqiptar, ky është një program i miratuar nga Ministria e Ekonomisë.

Akademia më jep mua mundësi punësimi?

Po, akademia që ju do të vazhdoni ndërmjet zyrës së karrieres ju jep mundësi të ndryshme punësimi dhe realizon ndërlidhje të punëdhënësve, kompanive të ndryshme dhe studentëve tanë.

Çfarë titulli marr pas diplomimit dhe marr ndonjë profesion pas realizimit të kësaj dege?

Ju merni titullin “NJOHES I LIGJEVE” ky titull është i njohur, dmth ju merrni një profesion shumë me vlerë.

Çfarë pedagogësh do më japin mësim?

Pedagogët jane nga më të përgatiturit dhe lidera në fushën e tyre, me grada shkencore por dhe profesionist në fushën përkatëse.

Çfarë mundësish të tjera më jep mua akademia?

Akademia ju jep shumë mundësi thjesht ju duhet të dini t’i shfrytëzoni ato, akademia ju jep mundësinë të njiheni me biznesmenë të rëndësishëm të botës së biznesit dhe me personalitete të ndryshme që nuk do kishit mundësinë në vend tjetër, akademia ju jep mundësinë e praktikimit të atyre çfarë mesoni dhe orjentimin tuaj në tregun e punës. Pranë akademisë mundësitë do të jenë të shumta.

Kjo shkollë më afron më shumë në anën praktike me tregun e punës?

Po shkolla ju afron shumë në anën praktike me tregun e punës, ju merrni një zanat drejtpersëdrejti dhe nuk mësoni me teorira të panevojshme dhe të lodhshme që nuk do ju hyn kurrë në punë, por ju do të përgatiteni ndërmjet programeve më të mira evropiane për t’u përshtatur dhe për t’u bërë pjesë e tregut real të punës.

Çfarë arsimi duhet të kem mbaruar unë që të vazhdoj këtë degë pranë Akademisë suaj?

Ne jemi shkolle profesionale ku ju specializojme ju dhe ju japim nje profesion perkates dhe si rrjedhoj per ne nuk ka rendesi cfare shkolle keni mbaruar ju ose cfare profesioni keni.

Ne rastin e degës “NJOHES I LIGJEVE”…Ju mund te jeni nje individ që keni mbaruar per nje dege të cfare-dollojshme por doni te pergatiteni ne fushen e ligjit, s’keni pse te vazhdoni nje universitet te dyte por mund te vazhdoni nje specializim prane akademise sone ne fushen e ligjit dhe te pergatiteni si NJOHES I LIGJEVE dhe te kurseni kohe dhe para. Por dhe nese s’keni patur kohe ose mundesi per te vazhduar nje univeristet, ju mund te merrni këtë profesion. Nese jeni menaxher i nje biznesi ose keni biznesin tuaj duhet te jeni nga personat me te interesuar per te vazhduar kete dege sepse do te pergatiteni per ti dalë perball çdo çeshtjeje juridike te biznesit tuaj.

DEGA “NJOHËS I LIGJEVE” ;

kohëzgjatja
e degës

Kjo degë zgjat 60 orë dhe leksionet janë një pjesë në sallë tek hotel “Sheraton” Tiranë dhe një pjesë vetëm online. 

Leksionet
online dhe në sallë

Leksionet zhvillohen në sallat e konferencave të hotel “Sheraton” Tiranë. Ju i ndiqni nga çdo vend që jetoni, njësoj si në sallë, madje edhe nëse nuk keni mundësi ditën e shtunë, mund t’a ndiqni leksionin online edhe ditë të tjera.

Tarifa
E DEGËS

Tarifa jonë e studimeve është më e lira në Shqipëri, Kosovë e në rajon. Kjo degë kushton 395 euro por për të gjithë individët të cilët do të regjistrohen deri në datën 20 Qershor 2020 do të paguajnë vetëm 99 euro në total për gjithë degën. Të gjitha regjistrimet të cilat bëhen përtej datës 20 qershor 2020 nuk përfitojnë nga ky çmim promocional.

Regjistrimi
si mundet ta realizoni

Mosha e lejuar e regjistrimit është 18-65. Të gjithë individët do të regjistrohen online duke plotësuar formularin. Nuk ka rëndësi nëse keni mbaruar apo jo një universitet, ky është arsim profesional në të cilin merrni profesionin përkatës i cili njihet nga shteti shqiptar por dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian.

1200 x 200

REGJISTROHU TANI mundësi e shkëlqyersuper ofertëështë momenti juaj

PËR REGJISTRIM KLIKONI

Pasi të klikoni ju do të vazhdoni me plotësimin e formularin të regjistrimit online.
Kjo degë fillon në datën 20 qershor 2020
Dega "Njohës i ligjeve" 99 euro
  • Nëse regjistroheni deri në datën 20 Qershor 2020, ju do të paguani vetëm 99 euro në total për gjithë degën.
  • Leksionet në sallë tek hotel “Sheraton” Tiranë
  • Leksionet mund ti ndiqni edhe 100% online
  • Njihet në vendet e Bashkimit Evropian
  • Pajiseni me çertifikatë profesionale shumë të vlefshme për punësim
  • Asnjë kosto shtesë

Çfarë do trajtohet tek dega “NJOHËS I LIGJEVE”

Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përveç pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.

1.Hyrje në jurisprudence

2.Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

3.Harta e suksesit

4.I foluri ne publik dhe oratoria

5.Marketing dhe lobim

6.Lidership

7.Kushtetuta e Shqipërisë

8.Aplikimi për licensa

9.Aktet për hapjen e shoqërive të ndryshme ekonomike, të ojf-ve, partive politike, etj

10.Kodi zgjedhor, pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ-ja, kolegji zgjedhor dhe referendumet

11.Procedurat e koncesioneve

12.Hartimi i kërkesë-Padive dhe depozitimi pranë Gjykatave

13.Kodi i procedurave administrative

14.Kodi i familjes

15.Kodi civil dhe kodi i procedurave civile, kontratat e blerjeve, shitjeve dhe përdorimit, etj.

16.Procedurat për regjistrimet dhe mbarëvajtjen e patentave, markave dhe shpikjeve industriale, etj

17.Kontratat e huasë, kontaratat bankare dhe kontratat e tjera

18.Kodi i punës, kontratat e punës, të drejtat dhe detyrimet

19.Ligji ojf-ve, ligji partive politike

20.Kodi penal dhe Kodi i procedurës penale

Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe të ftuar të cilët janë persona të rëndësishëm të cilët kanë bërë arritje në jetën e tyre

Pedagogët e degës

Dritan Broka

Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese

Olti Visha

Financier/Kontabël i miratuar

Zamira Cavo

Prof.DR/Rektore e MB

Erindi Bejko

DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë

Enea Karakaci

Drejtor Juridik Ministria IE

Enkeleda Tupa

Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank

Erion Kristo

DR.Pedagog/Publicist/Aktivist

Erlis Hereni

DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE

Kozeta Kurti

Gazetare/Drejtese emisioni, etj

Nora Malaj

DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit

Arbër Çepani

Sipërmarrës i suksesshëm

Edmond Norra

Specialist shitjesh

Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri

Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.

Më shumë rreth Akademisë Elita

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Lidershipit” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë,shoqëri civile si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e pjesmarrësve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në rajon.

Në shkollën tonë profesionale degën e Lidershipit mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar një Universitet ose janë në vazhdim të tij dhe kërkojnë të marrin një kualifikim shtesë siç është ai i “Lidershipit”. Duke qënë se akademia është arsim profesional  në këtë degë mund të marrin pjesë dhe individët të cilët nuk kanë një arsimim tjetër por të cilët janë mbi 18 vjec.

[rev_slider_vc alias=”home_slider”]
WhatsApp WhatsApp Akademia Elita