Skip links

Dega LIDERSHIP

FRYMËZO LIDERIN QË KE NË BRENDËSI…

Kohëzgjatja e degës është 3 muaj. Mund ta ndiqni fizikisht në sallë ( alternuar) ose 100% online. Çerfitikatë e vlefshme profesionale. Njihet në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Regjistrohu tani
Elita në pak sekonda
AKADEMIA ELITA

Inspiruar nga akademitë më të mira amerikane

Dega "Lidership"

Dega Lidership është një kualifikim 3 mujor i zhvilluar nga Akademia Profesionale Elita ku zhvillon mësim 1-herë në javë. Kjo degë është e sugjeruar për të gjithë ata individë të cilët duan të përgatiten në artin e të qënit lider. Kjo është një degë e cila do i përgatisë pjesëmarrësit për të qënë lider në biznese, politik, shoqëri civile por edhe në grupime të tjera.  Të jesh një lider do të thotë të jesh frymëzues për ekipin tënd, t’i motivosh dhe t’i menaxhosh vizionet e tyre…

Të jesh lider

Lideri është një person me vetëbesim dhe aftësi të mira komunikimi dhe pikërisht këto do jenë objetivat që secili duhet të arrijë gjatë ndjekjes së kësaj dege.  Lidershipi nuk ndodh automatikisht kur arrin një nivel pagese të caktuar. Lidershipi nuk ka të bëjë fare me titujt. Për disa, fjala lider simbolizon një njeri të domosdoshëm, të ngarkuar me përgjegjësi. Por, lidershipi nuk është kjo.

Liderët udhëheqin njerëzit

Nuk keni nevojë për tipare ekstremiste, karizmatike për të ushtruar rolin e liderit. Lidershipi nuk është menaxhim. Lidershipi dhe menaxhimi nuk janë sinonime. Menaxherët duhet të planifikojnë, matin, monitorojnë, koordinojnë, punësojnë. E thënë ndryshe liderët udhëheqin njerëzit, duhet t’iu frymëzojnë ata dhe  prandaj lidershipi është art dhe ne kemi marr përsipër të përgatisim liderat e rinj të këtij shekulli.

3-copy-1200x100

Qëllimi

Kjo degë ka si qëllim tё aftёsojё, tё nxisi dhe mbёshtesi individёt tё cilёt duan tё zhvillohen në fushën e vendimmarrjes, komunikimit në publik dhe drejtimit si edhe tё largojnё emocionet e tyre si njё ndёr pikat kryesore pёr tё patur sukses. Ky trajnim është për të gjithë ata të cilët duan të aktivizojnë lidershipin e tyre në drejtimin e grupeve informale, organizatave, institucioneve tё caktuara qёndrore dhe vendore publike, private, ndёrkombёtare por edhe nё sipёrmarrje tё biznesit etj. Kurikulat e këtij trajnimi janë marr nga institucionet arsimore më të mira Europiane.

Akademia Profesionale Elita është vlerësuar si arsimi më i mirë profesional në Shqipëri

+15000 studentë

Pjesëmarrës në degë profesionale dhe trajnime të ndryshme

+12 vite

Përvojë e jashtëzakonshme, Akademia e parë në Shqipëri.

+100 Cmime

Elita ka marrë shumë cmime dhe vlerësime nga personalitete dhe institucione

+40 Pedagogë

Elita ka pedagogë dhe profesionist të fushave të ndryshme

+50 bashkëpunime

Elita bashkëpunon me institucione shtetërore, private dhe ndërkombëtare

80% të punësuar

Studentë të cilët janë regjistruar tek Elita si të papunësuar, janë punësuar pas trajnimit

75% sipërmarrës

Studentë të degës Menaxhim Biznesi që kanë realizuar me sukses një start-up

+500 lider

Sot janë në postet më të larta shtetërore

Regjistrohu tani>>

Njihet nga BE

Çertifikata jonë përveç shtetit shqiptar tashmë njihet nga shtetet e BE.

Është online

I keni të pamundur të vini? Tashmë jo, e ke online njësoj si në sallë.

Stafi dhe mësimdhënia

Stafi ynë i brendshëm është i përgatitur teknikisht dhe praktikisht për çdo lëndë.

Kosto

Akademia jonë ka tarifa të lira për cilësinë dhe mundësitë që ofron.

Pse ju duhet t’a ndiqni këtë degë…

Jeni drejtues në një sektor shtetëror ose privat dhe dëshironi  të përvetësoni karakteristikat e një lideri të vërtetë?

Nëse keni synim të merrni një pozicion drejtues në një sektor privat apo shtetëror ju duhet të përgatiteni më parë si të jeni një lider.

Keni si qëllim dhe objektiv me veten tuaj të bëheni një lider ose lidere e suksesshme, lider i jetës suaj, lider i cili mund të formoni grupin tuaj, lider ku doni të merrni drejtimin në një grup të caktuar?

Dëshironi të largoni frikën dhe ndrojtjen, emocionet të cilat keni kur dilni përpara një grupimi,të rrisni vetëbesimin tuaj por dhe aftësitë për të frymëzuar njerëzit drejt objektivave tuaja?

Nëse dëshironi të merrni pjesë në politikë ose të konkurroni për një pozicion zgjedhor lokal apo qëndror dhe dëshironi të përkryeni aftësitë tuaja për tu përballur me konkurencën.

Je Administrator, drejtor, koordinator, pronar i një biznesi ose  drejtues organizate atëhere eja përgatitu akoma më tepër tek Elita, që tashmë nga menaxher të kthehesh në lider.

Nëse dëshironi të zhvilloni potencialet tuaja si lider dhe në të folurën në publik.

Tek ky trajnim ju do përgatiteni për të mbajtur fjalime publike, për mënyrën e të folurit, mënyrën e të prezantuarit, artikulimin, intonacionin, sjelljen, karakteristikat e të qënit lider por dhe procesin e lidershipit

Praktikohuni, bashkëbisedoni por edhe njihuni me lidera të fushave të ndryshme nga afër , studentët e tjerë pjesëmarrës. Por përvec tyre pjesë e trajnimit  do jenë pjesëmarrës dhe deputetë, kryetarë, nën kryetarë partish, forumesh politike dhe organizatash jo qeveritare, biznesmenë, diplomatë, drejtues institucionesh të cilët e kanë fituar nga eksperienca e tyre titullin lider.

Ky trajnim do jetë një nga trajnimet më me vlerë për ju sepse nëse ju bëni tuajat karakteristikat e liderit dhe filloni procesin e kthimit në një të tillë, ato do t’iu shoqërojnë gjatë gjithë jetës dhe do ndihmojnë për të ndërtuar një jetë të suksesshme kudo ku do jeni. 

1200 x 200

KËTU MUND TË REGJISTROHESH

Për REGJISTRIM klikoni

Pasi të klikoni, ju do të vazhdoni në sektorin e plotësimit të formularit të regjistrimit online.
OFERTË/Tarifa 150 euro
  • Nëse bëni pagesë të plotë, ju do përfitoni 49% ulje për degën dhe nga 295 euro ju do paguani vetëm 150 euro.
  • Leksionet mund ti ndiqni edhe 100% online apo të alternuara.
  • Leksionet në sallë zhvillohen tek hotel “Sheraton” Tiranë ose tek sallat e konferencave të Kalasë së Tiranës.
  • Njihet në vendet e Bashkimit Evropian.
  • Pajiseni me çertifikatë profesionale shumë të vlefshme për punësim.
  • Asnjë kosto shtesë

Lëndët e degës “LIDERSHIP”

Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përveç pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.

Hyrje në lidership

Në këtë lendë do realizohet një rezyme e lidershipit, kush është lideri, përkufizimet përkatëse, çfarë e dallon një lider nga menaxheri, detyrat, kompetencat  dhe karakteristikat e liderave por dhe një përmbledhje të teorive të ndryshme të lidershipit. Kjo lëndë do jetë lenda e cila do bëj hyrjen në botën e lidershipit dhe lidhjen e gjithësecilit nga ne me këtë term dhe këtë ideologji.

Të bëhesh lider, psikologjia e një lideri

Të arrish suksesin nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se të futesh në psikologjinë e personit që keni përballë.

Pikërisht kjo lëndë do ju përgatis sesi ju të përballeni me sukses në situata të ndryshme, sepse rruga drejt sukesesit është e vështirë, ju duhet të jeni të vetedishëm.

Një lider duhet të përgatitet fuqimisht për të qenë i fuqishëm në anën psikologjike.

I foluri në publik

Në lëndët e të folurit në publik do shqyrtohen modelet bazike të komunikimit, llojet e komunikimit, do i kushtojmë shumë vëmendje rregullave që të realizojmë një komunikim sa më efektiv dhe të suksesshëm duke e krahasur me pritshmëritë nga publiku. Teknikat e të folurit, administrimi i të folurës dhe komunikimit publik, qëndrueshmëria, serioziteti, integriteti, gjendja shpirtërore, pozitiviteti, motivimi, etj.

Të nxjerrës vlerat e tua në pah

Një nga lëndët më interesante e cila do nxjerrë në pah vlerat e gjithësecilit, do i mësojë rrugën drejt suksesit. Në këtë lëndë secili do trajnohet me mënyrën më të  mirë për të njohur vetveten, për të realizuar hartën e suksesit, për të gjetur pasionin gjithnjë duke u orjentuar nga origjinaliteti i karakterit por dhe duke u përshtatur me tipologjitë e liderave ndërmjet etapave themelore të lidershipit.

Oratori dhe komunikim

Një nga lëndët më interesante do të jetë dhe ajo e oratorisë dhe komunikimit ku secili nga liderat do trajnohet me mënyrat më të mira për të zhvilluar oratorinë dhe për të hequr njëherë e mirë emocionet e të folurit, do i kushtohet shumë rëndësi rregullave të të folurit, intonacionit, zërit por dhe llojit të komunikimit.

Menaxhim

Të jesh menaxher nuk do të thotë të jesh lider, por të jesh lider është shumë e mirë të jesh edhe menaxher, prandaj në këtë lëndë do jepen pikat bazike për të krijuar një menaxhim të suksesshëm të stafit ose grupimit tuaj, por edhe një menaxhim të suksesshëm të situatave në vazhdueshmëri. Me anë të kësaj lënde ju do arrini të jeni një menaxher dhe të dilni nga çdo situatë e vështirë pa problem.

Lobim, marketing

Një ndër pikat më të forta të liderit është se lideri di të krijojë një imazh special të vetes, por dhe të institucionit që përfaqëson. Në këtë lëndë do orjentoheni me konceptet e imazheve, pritshmërinë e publikut, kush janë imazhet e dëshirueshme, mënyrat e lobimit dhe marketingut, krijimi i besueshmërisë dhe përhapja e informacionit.

Plani strategjik i liderit

Që të triumfosh secili lider duhet të realizojë planin e tij ku përbëhet nga strategjitë zhvillimore për të arritur objektivat dhe qëllimet drejt një vizioni të qartë. Te kjo lëndë do përgatiteni si të qartësoheni në rrugën tuaj, të krijoni vizionin, misionin, objektivat, qëllimet dhe planin tuaj strategjik për të kapur majat e suksesit.

“Ne nuk japim vetëm njohuri por ne ju udhëzojmë si t’i përdorni njohuritë pasi i keni përvetësuar ato. Këtu qëndron celësi ynë.”

REGJISTROHU TANI

Çfarë mendimi kanë për Akademinë Elita?

Akademia Elita është vlerësuar ndër vite me disa çmime prestigjoze

Shih më shumë vlerësime

Çfarë kanë thënë për Akademia Elita

“Një njeri i arsimuar nuk është domosdoshmërisht ai që ka mjaft njohuri të përgjithshme a të specializuara. Njeri i arsimuar është ai që ka zhvilluar në atë mënyrë aftësitë e mëndjes së tij, që mund të fitoj cdo gjë që dëshiron, ose ekuivalenten e tyre, pa shkelur të drejtat e të tjerëve.”

REGJISTROHU TANI

Personalitete nderi të Akademisë Elita

Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri

Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.

Është momenti të shftytëzosh kohën në maksimum.
Merr një profesion dhe praktikohu për të.

Më shumë për Elitën

Nuk gjeni dot punë apo kërkoni të merrni një profesion tjetër?
Je në vendin e duhur, regjistrohu tani.

WhatsApp WhatsApp Akademia Elita