Z.Edmond Norra
Edmond Norra eshte me një experiencë mbi 20 vjeçare në shitje dhe menaxhim në sektorin privat si në Shqipëri edhe Kosovë.
Ekspertiza e tij pranë ProspecTime Consulting, si Konsulent dhe Trainer Biznesi, ofron këshillim profesional për individët dhe bizneset në fushën e Organizimit, Burimeve Njerëzore dhe Shitjeve, duke trajtuar tema të tilla si: Organizimi i organizatës, Ndërtimi i marrëdhënieve punëdhënës – punëmarrës, Kompensimi dhe Performanca e stafit, Organizimi i Shitjeve, Aftësitë në shitje dhe Negocim, Orientimi në rezultat, Motivim, Udhëheqje efektive, Menaxhim dhe analizë etj.
Norra, ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka ndjekur një serë trajnimesh të specializuara në fushën e Menaxhimit dhe Shitjes,
Së fundi, ai ka marrë trajnime edhe mbi zbatimin e standarteve ISO 20700:2017 në Menaxhimin e Shërbimit të Konsulencës.
Ai është çertifikuar nga Akademia Gitomer (SHBA), si GCA – Gitomer Certified Advisor, për fushat e Zhvillimit Personal e Profesional dhe Shitjeve.
Znj.Zamira Cavo
Prof. Assoc. Dr. Zamira Cavo, Zv/Rektore akademike pranë “Universitetin Marin Barleti”. Me një përvojë të gjatë akademike, ajo është autore e mjaft teksteve shkollore e universitare. Pjesmarrëse në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, ajo është autore e një numri të madh artikujsh shkencorë. Ka një aktivitet të dëndur publicistik, ku dallon për qartësinë dhe profesionalizim të lartë. Në karrierën e saj të gjatë, ka mbajtur poste të rëndësishme dhe në Administratën e lartë publike.
Z.Cavo eshte specialiste e mardhenieve publike, komunikimit dhe e motivimit.
Z.Dritan Broka
Z.Broka ka nje eksperjence 15 vjecare ne fushen e biznesit ne Shqiperi rajon dhe Bashkimin Europian.
Z.Broka eshte kualifikuar ne fushen e Biznesit, ligjeve, dhe zhvillimit personal.
Ai ka mbajtur shume pozicjone drejtuese nder vite, nga Administrator kompanie ne shoqeri me pergjegjesi te kufizuara, anetar i keshilit mbikqyres dhe drejtor ekzektiv ne shoqeri aksionere. Ai ka drejtuar dhe organizata te shoqerise civile.
Dritani ka nje eksprjence te konsiderueshme ne ngritjen e bizneseve start-up, ngritjen e rrjetezimeve biznesore por dhe ne konsulencen dhe zhvillimin e ndermarrjeve nga me te medhajat. Z.Broka eshte zgjedhur si trajnues i kompanive me te medhaja miljona dollarshe ne Shqiperi dhe ne Kosove .
Z.Broka eshte autor i nje libri shume te vacante i cili do dali ne treg brenda vitit 2022. Dritani eshte nderuar me nje ser cmimesh kombetare dhe nderkombetare ku ketu mund te permendim ; Titulli Akademik Nderi prane Akademise Amerikane Norman Academy, eshte vlersuar me cmimin Histori Suksesi nga Albanian Excellence po ka marr dhe nje ser cmimesh te tjera nga institucione te ndryshme.
Z.Broka momentalisht eshte Drejtori i Pergjithshem i Akademine Elita , mban pozicjonin e Administratorit ne nje kompani Austriake dhe ne dy kompani Shqiptare. Dritani ka marr dhe presidencen drejtuese 2021-2023 ne organizaten Austriake Alexander the Great me seli ne Vjene.