MENAXHIM BIZNESI PRISHTINË
Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme/
AKADEMIA ELITA
Inspiruar nga akademitë më të mira amerikane
Në këtë degë ju do të aftësoheni për anën manaxheriale dhe organizative të bizneseve duke krijuar dhe politika të reja të suksesshme për bizneset e ndryshme. Ju do përgatiteni me politikat më praktike për të drejtuar dhe zhvilluar marketingun, menaxhimin e burimeve njerëzore, shërbimin me klientin, anën ligjore në menaxhim, financat, shitjet, etj. Ju do përgatiteni në planifikimin e hartës tuaj të suksesit në organizimin e planit tuaj biznesor.
Planifikimin financiar por do i kushtohet shumë rëndësi në këtë degë, psikologjisë konsumatore, zhvillimit të oratorisë tuaj, praktikave por dhe njohjes nga më afër me modelet e suksesshmërisë në biznes. Kjo është koha e duhur e cila ju duhet të merrni këto njohuri të çmuara dhe të menaxhoni biznesin drejt fitores në këto momente të vështira financiare.
Vendet me ekonomi të dobët do jetë ndër më të prekurat mbas koronavirusit dhe jo të gjitha bizneset do i rezistojnë këtyre vështirësive prandaj ju duhet të jeni ndryshimi, por ky ndryshim fillon vetëm nga vetja juaj, rrisni kapacitet tuaja menaxheriale dhe menaxhoni me sukses këtë krizë financiare. Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online.
Njihet nga BE
Çertifikata jonë përveç shtetit shqiptar tashmë njihet nga shtetet e BE.
Është online
I keni të pamundur të vini? Tashmë jo, mësimi është online njësoj si në sallë.
Stafi dhe mësimdhënia
Stafi ynë i brendshëm është i përgatitur teknikisht dhe praktikisht për çdo lëndë.
Kosto
Akademia jonë ka tarifa të lira për çilësinë dhe mundësitë që ofron.
Çfarë mendimi kanë për Akademinë Elita?
Akademia Elita është vlerësuar ndër vite me disa çmime prestigjoze
Best Academy
NORMAN Academy America
Best trend Bussines
Çmimi Albanian Exelence
Diamond Price
Young Best Trend
Ambientet tona të leksioneve janë nga më modernet. Ne i Zhvillojme leksionet tek hotel “Sirius” Prishtinë
Salla e leksioneve
Salla e leksioneve 2
Ambient pushues
TARIFA 99 euro
- Dega kushton 295 euro por ju do paguani vetëm 99 euro dhe pjesa tjetër prej 196 euro do mbulohet nga Fondacioni i Olimpit.
- Leksionet në sallë tek hotel “Sirius” Prishtinë
- Leksionet mund ti ndiqni edhe 100% online
- Njihet në vendet e Bashkimit Evropian
- Pajiseni me çertifikatë profesionale shumë të vlefshme për punësim
- Asnjë kosto shtesë
Lëndët e degës
Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përvec pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.
ORATORI DHE MARKETING
Në këtë lëndë ju do përgatiteni për konceptin e marketingut, për politikat e promocionit, komunikimin miks, publicitetin, marrëdhëniet publike, strategjinë e shërbimit, misionin dhe qëllimin, metodat për të dëgjuar klientin, menaxhimin e ankesave, psikologjinë e kënaqësisë konsumatore, rolin e teknologjisë në marketingun e shërbimeve por dhe menaxhimin strategjike, në këtë lëndë ju do të keni orë praktike për të vënë në zbatim atë çfarë keni studjuar.
INFORMACION JURIDIK
Në këtë lëndë ju do të përgatiteni ligjërisht mbi ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për ligjin e shoqërive tregtare, themelimin e shoqërive, zyrën e aksioneve, legjislacionin tatimor, mbi ligjin rregullues të Qendrës Kombëtare të Licensimit për licensat që merret në këtë qendër por dhe për licensat që nuk merren në këtë qendër por do i kushtohet një rëndësi të vaçantë dhe kodit të punës, kontratave të ndryshme por dhe marrdhënieve civile që rregullohen nga kodi civil.
MENAXHERI I SUKSESSHËM
Në këtë lëndë do i kushtohet shumë rëndësi konceptit menaxherial, drejtimit të një biznesi të vogël deri tek koorporatat e mëdha dhe koncepte të tjera menaxheriale, njekohesisht ju do të mësoheni si të planifikoni nisjen e një biznesi por dhe mbarvajtjen e tij, hartimin e planeve të biznesit, si te rrisni likujditetin, aplikimi i suksesshëm për kredi në banka, amortizimi i kredive, çështje teknike për kredite, etj.
KONCEPTET E SHËRBIMIT NDAJ KLIENTIT
Në këtë lëndë do të njiheni me konceptet e marrëdhënieve me klientët, si krijohet një strategji e suksesshme me klientin, vlerat e kompanisë dhe çfarë vlerash duhet t’i përcohen klientit, si të dëgjojmë në mënyre aktive dhe t’i përgjigjemi nevojave të klientëve, krijimi i eksperiencës me klientët dhe lidhja me përfitueshmërinë e kompanisë.
PRAKTIKË BIZNESI
Temat në praktikën e biznesit vendosen nga bordi i praktikës, keto tema janë totalisht praktike ku vënë studentet në moto për të realizuar praktikisht praktikën e biznesit. Shkolla ndahet në grupe të veçanta dhe secila nga grupet realizon një sfidë duke qenë në konkurece me grupet e tjera, grupet renditen nga grupi më i mirë tek grupi më i dobët për sfidën përkatëse (psh sfidat kanë ngjashmëri me sfidat praktike tek emisionit “Donald Trump”. Këto sfida japin dhe edukatën e punës në grup, kanë një rëndësi shumë të madhe në të gjithë procesin e zhvillimit të degës.
KONSUMATORI DHE KOMUNIKIMI
Psikologjia e konsumatorit analizon faktorët psikologjikë që influencojnë perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet e konsumatorit. Ajo është ndërthurja më interesante e marketingut me psikologjinë e aplikuar. Të kuptosh mendjen dhe zemrën e konsumatorit është një çështje shumë komplekse. Nëse sjellja konsumatore do të ishte e lehtë të shpjegohej, atëherë produktet do të shiteshin po aq lehtë sa projektohen, të gjitha reklamat do të ishin efektive, ekonomia do të kishte efiçencë dhe marketingu do të ishte një perspektivë mjaft e lehtë. Lënda e psikologjisë së konsumatorit përqendrohet në indikatorët bazik për të kuptuar më mirë psikologjinë dhe sjelljen e konsumatorit.
FINANCIARE
Në lëndën e praktikes financiare ju do të praktikoheni për të gjithë operacionet financiare, ato tatimore, për procedurat e ndryshme, plotësimet e TVSH-ve, fletëve të shoqërimit për mallin, deklarimet e blerjeve dhe shitjeve, fdp-të, sigurimet shoqërore shëndetësore, procedura për sistemin financiar në Shqiperi, etj.
MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE
Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, rolin e liderit, organizimin e punës, analizën e punës dhe matja e performancës, teknikat e planifikimit të burime njerëzore, rekrutimi i punonjësve, vlersimi performancës, etj.
TË FTUAR
Pranë shkollës tuaj ne ftojmë personalitete të shumë fushave që ju lektojnë dhe ju japin shëmbullin personal juve si lider të së ardhmes. Ne ftojmë biznesmen, politikanë, deputet, ministra, zv.ministra, pjestar të shoqërisë civile, gazetarë, etj, që për një orë të realizoni një bashkëbisedim praktik dhe për t’ju orjentuar ju në rrugën e duhur drejt ekonomisë elitare.
LEKSIONE TË TJERA
Pranë shkollës do të ketë dhe pedagog të tjerë që do të realizojnë lëndë praktike, duke u bazuar më shumë në punësimin e të rinjve dhe politikat e punësimit, si dhe në marketimin dhe çështje të tjera ekonomike.
Çfarë kanë thënë për Akademia Elita
“Shpresoj te kontributet për të përgatitur njerëz të lirë.”
— Për Elitën, nga Adi Krasta
“Ndërmarrje impresionuese! Urimet më të sinqerta shkollës politike dhe pjesëmarrësve për sfidat e përbashkëta të së ardhmes. Suksese!”
— Për Elitën, nga Olta Xhaçka
“Në emër të Ambasadës së Izraelit në Tiranë ju uroj sa më shumë suksese në krijimin e gjeneratës të biznesmenëve. Qëndroni në Shqipëri dhe bëjeni këtë vend që të zhvillohet.”
— Për Elitën nga TSACH SAAR
“Akademisë Elita i uroj suksese në rrugën e vështirë dhe të bukur të formimit professional të vetes. Për mua ishte eksperiencë që do ta përsërisja me dëshirë!”
— Për Elitën nga Eneda Tarifa
“Takimi i sotëm ishte domethënës sa i përket angazhimit të qytetarëve në betejën kundër arrogancës të të zgjedhurve të cilët tejkalojnë mandatin e popullit. Ju uroj suksese në rrugën tuaj!”
— Për Elitën nga Adriatik Lapaj
“”Stay hungry, stay foolish”. Besoni dhe luftoni gjithmonë për ëndrrat tuaja, sepse bota i përket atyre që ëndërrojnë. Shumë suksese.”
— Për Elitën nga Arbër Çepani
Adi Krasta
Olta Xhaçka
Tsach Saar
Eneda Tarifa
Adriatik Lapaj
Arbër Çepani
Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe të ftuar të cilët janë persona të rëndësishëm të cilët kanë bërë arritje në jetën e tyre
Pedagogët e degës
Dritan Broka
Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese
Olti Visha
Financier/Kontabël i miratuar
Zamira Cavo
Prof.DR/Rektore e MB
Erindi Bejko
DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë
Enea Karakaci
Drejtor Juridik Ministria IE
Enkeleda Tupa
Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank
Erion Kristo
DR.Pedagog/Publicist/Aktivist
Erlis Hereni
DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE
Kozeta Kurti
Gazetare/Drejtese emisioni, etj
Nora Malaj
DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit
Arbër Çepani
Sipërmarrës i suksesshëm
Edmond Norra
Specialist shitjesh
Personalitete nderi të Akademisë Elita
PRESIDENT NDERI
Ettore Sequi
Ish-ambasadori i BE në Tiranë.
AKADEMIK NDERI
TSACH SAAR
ZV/Ambasadori i Izraelit në Shqipëri
MIRËNJOHJE
Dan Balter
Discover the global city—filled with inspiration, opportunities to explore.
[ngg src=”galleries” ids=”1″ display=”basic_thumbnail” number_of_columns=”5″ show_slideshow_link=”1″ template=”/home4/arlindkote/public_html/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php”]
Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri
Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.
Është momenti të shftytëzosh kohën në maksimum.
Merr një profesion dhe praktikohu për të.
Nuk gjeni dot punë apo kërkoni të merrni një profesion tjetër?
Je në vendin e duhur, regjistrohu tani.