I FOLURI NË PUBLIK DHE LIDERSHIPI
Leksionet e kësaj dege do ofrohen një pjesë në sallë, një pjesë online dhe një pjesë do jetë praktikë por risia e cila ne sjellim për ju është se ju mund ta ndiqni këtë degë 100% online, kur të doni ju në çdo orë dhe në çdo ditë të javës të cilën do e kishit më të përshtatshme/
AKADEMIA ELITA
Inspiruar nga akademitë më të mira amerikane
Nëse dëshironi të zhvilloni potencialet tuaja si lider dhe në të folurin në publik, të largoni frikën dhe ndrojen, emocionet të cilat keni kur dilni përpara një grupimi,të rrisni vetëbesimin tuaj por dhe aftësitë për të frymëzuar njerzit drejt objektivave tuaja . Tek ky trajnim ju do përgatiteni për të mbajtur fjalime publike, për mënyrën e të folurit, mënyren e të prezantuarit, artikulimin, intonacionin, sjelljen, karakteristikat e të qënit lider por dhe procesin e lidershipit.
I foluri në publik dhe lidershipi është një trajnim 12 javor i zhvilluar nga Akademia Profesionale Elita ku zhvillon mësim 1-herë në javë. Kjo degë është e sugjeruar për të gjithë ata individë të cilët duan të përgatiten në artin e të qënit lider. Ky është një trajim i cili do i përgatisë pjesëmarrësit për të qënë lider në biznese, politik, shoqëri civile por edhe në grupime të tjera. Të jesh një lider do të thotë të jesh frymëzues për ekipin tënd, t’i motivosh dhe t’i menaxhosh vizionet e tyre.
Nuk keni nevojë për tipare ekstremiste, karizmatike për të ushtruar rolin e liderit. Lidershipi nuk është menaxhim. Lidershipi dhe menaxhimi nuk janë sinonime. Menaxherët duhet të planifikojnë, matin, monitorojnë, koordinojnë, punësojnë. E thënë ndryshe liderët udhëheqin njerëzit, duhet t’iu frymëzojnë ata dhe prandaj lidershipi është art dhe ne kemi marr përsipër të përgatisim liderat e rinj të këtij shekulli.
Njihet nga BE
Çertifikata jonë përveç shtetit shqiptar tashmë njihet nga shtetet e BE.
Është online
I keni të pamundur të vini? Tashmë jo, mësimi është online njësoj si në sallë.
Stafi dhe mësimdhënia
Stafi ynë i brendshëm është i përgatitur teknikisht dhe praktikisht për çdo lëndë.
Kosto
Akademia jonë ka tarifa të lira për çilësinë dhe mundësitë që ofron.
Çfarë mendimi kanë për Akademinë Elita?
Akademia Elita është vlerësuar ndër vite me disa çmime prestigjoze
Best Academy
NORMAN Academy America
Best trend Bussines
Çmimi Albanian Exelence
Diamond Price
Young Best Trend
Pse ju duhet t’a ndiqni këtë degë…
Jeni drejtues në një sektor shtetëror ose privat dhe dëshironi të përvetësoni karakteristikat e një lideri të vërtetë?
Nëse keni synim të merrni një pozicion drejtues në një sektor privat apo shtetëror ju duhet të përgatiteni më parë si të jeni një lider.
Keni si qëllim dhe objektiv me veten tuaj të bëheni një lider ose lidere e suksesshme, lider i jetës suaj, lider i cili mund të formoni grupin tuaj, lider ku doni të merrni drejtimin në një grup të caktuar?
Dëshironi të largoni frikën dhe ndrojtjen, emocionet të cilat keni kur dilni përpara një grupimi,të rrisni vetëbesimin tuaj por dhe aftësitë për të frymëzuar njerëzit drejt objektivave tuaja?
Nëse dëshironi të merrni pjesë në politikë ose të konkurroni për një pozicion zgjedhor lokal apo qëndror dhe dëshironi të përkryeni aftësitë tuaja për tu përballur me konkurencën.
Je Administrator, drejtor, koordinator, pronar i një biznesi ose drejtues organizate atëhere eja përgatitu akoma më tepër tek Elita, që tashmë nga menaxher të kthehesh në lider.
Nëse dëshironi të zhvilloni potencialet tuaja si lider dhe në të folurën në publik.
Tek ky trajnim ju do përgatiteni për të mbajtur fjalime publike, për mënyrën e të folurit, mënyrën e të prezantuarit, artikulimin, intonacionin, sjelljen, karakteristikat e të qënit lider por dhe procesin e lidershipit
Praktikohuni, bashkëbisedoni por edhe njihuni me lidera të fushave të ndryshme nga afër , studentët e tjerë pjesëmarrës. Por përvec tyre pjesë e trajnimit do jenë pjesëmarrës dhe deputetë, kryetarë, nën kryetarë partish, forumesh politike dhe organizatash jo qeveritare, biznesmenë, diplomatë, drejtues institucionesh të cilët e kanë fituar nga eksperienca e tyre titullin lider.
Ky trajnim do jetë një nga trajnimet më me vlerë për ju sepse nëse ju bëni tuajat karakteristikat e liderit dhe filloni procesin e kthimit në një të tillë, ato do t’iu shoqërojnë gjatë gjithë jetës dhe do ndihmojnë për të ndërtuar një jetë të suksesshme kudo ku do jeni.
Ambjentet tona të leksioneve janë nga më modernet. Ne i zhvillojmë leksionet tek hotel “Sheraton”, Tiranë
Salla e leksioneve
Salla e leksioneve 2
Ambient pushimi
KËTU MUND TË REGJISTROHESH
Për REGJISTRIM klikoni Sign Up
Pasi të klikoni, ju do të vazhdoni në sektorin e plotësimit të formularin të regjistrimit online. Më pas duhet të realizoni pagesën brenda tre ditëve dhe atëherë regjistrimi quhet i përfunduar plotësisht.
Afati i fundit për regjistrim 25 DHJETOR 2020
TARIFA 99 euro
- Ju do të paguani vetëm 99 euro pagesa duhet bërë brenda tre ditëve nga regjistrimi. Dega kushton 295 euro por ju do paguanni vetëm 99 euro dhe pjesa tjetër prej 196 euro do mbulohet nga Fondacioni i Olimpit.
- Leksionet në sallë tek hotel “Sheraton” Tiranë
- Leksionet mund ti ndiqni edhe 100% online
- Njihet në vendet e Bashkimit Evropian
- Pajiseni me çertifikatë profesionale shumë të vlefshme për punësim
- Asnjë kosto shtesë
Lëndët e degës
Pedagogët e Elitës janë nga më të mirët në fushat e tyre profesionale, përveç pedagogëve të brendshëm ne kemi dhe pedagog të jashtëm.
I foluri në publik dhe lidershipi
Në këtë lendë do realizohet një rezyme e lidershipit dhe i të folurit ne publik, kush është lideri, përkufizimet përkatëse, çfarë e dallon një lider nga menaxheri, detyrat, kompetencat dhe karakteristikat e liderave por dhe një përmbledhje të teorive të ndryshme të lidershipit. Kjo lëndë do jetë lenda e cila do bëj hyrjen në botën e lidershipit dhe të folurit në publik dhe lidhjen e gjithësecilit nga ne me këtë term dhe këtë ideologji.
Të bëhesh lider, psikologjia e një lideri
Të arrish suksesin nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se të futesh në psikologjinë e personit që keni përballë.
Pikërisht kjo lëndë do ju përgatis sesi ju të përballeni me sukses në situata të ndryshme, sepse rruga drejt sukesesit është e vështirë, ju duhet të jeni të vetedishëm.
Një lider duhet të përgatitet fuqimisht për të qenë i fuqishëm në anën psikologjike.
I foluri në publik
Në lëndët e të folurit në publik do shqyrtohen modelet bazike të komunikimit, llojet e komunikimit, do i kushtojmë shumë vëmendje rregullave që të realizojmë një komunikim sa më efektiv dhe të suksesshëm duke e krahasur me pritshmëritë nga publiku. Teknikat e të folurit, administrimi i të folurës dhe komunikimit publik, qëndrueshmëria, serioziteti, integriteti, gjendja shpirtërore, pozitiviteti, motivimi, etj.
Të nxjerrës vlerat e tua në pah
Një nga lëndët më interesante e cila do nxjerrë në pah vlerat e gjithësecilit, do i mësojë rrugën drejt suksesit. Në këtë lëndë secili do trajnohet me mënyrën më të mirë për të njohur vetveten, për të realizuar hartën e suksesit, për të gjetur pasionin gjithnjë duke u orjentuar nga origjinaliteti i karakterit por dhe duke u përshtatur me tipologjitë e liderave ndërmjet etapave themelore të lidershipit.
Oratori dhe komunikim
Një nga lëndët më interesante do të jetë dhe ajo e oratorisë dhe komunikimit ku secili nga liderat do trajnohet me mënyrat më të mira për të zhvilluar oratorinë dhe për të hequr njëherë e mirë emocionet e të folurit, do i kushtohet shumë rëndësi rregullave të të folurit, intonacionit, zërit por dhe llojit të komunikimit.
Lideri dhe menaxheri
Të jesh menaxher nuk do të thotë të jesh lider, por të jesh lider është shumë e mirë të jesh edhe menaxher, prandaj në këtë lëndë do jepen pikat bazike për të krijuar një menaxhim të suksesshëm të stafit ose grupimit tuaj, por edhe një menaxhim të suksesshëm të situatave në vazhdueshmëri. Me anë të kësaj lënde ju do arrini të jeni një menaxher dhe të dilni nga çdo situatë e vështirë pa problem.
Lobim, marketing
Një ndër pikat më të forta të liderit është se lideri di të krijojë një imazh special të vetes, por dhe të institucionit që përfaqëson. Në këtë lëndë do orjentoheni me konceptet e imazheve, pritshmërinë e publikut, kush janë imazhet e dëshirueshme, mënyrat e lobimit dhe marketingut, krijimi i besueshmërisë dhe përhapja e informacionit.
Plani strategjik i liderit
Që të triumfosh secili lider duhet të realizojë planin e tij ku përbëhet nga strategjitë zhvillimore për të arritur objektivat dhe qëllimet drejt një vizioni të qartë. Te kjo lëndë do përgatiteni si të qartësoheni në rrugën tuaj, të krijoni vizionin, misionin, objektivat, qëllimet dhe planin tuaj strategjik për të kapur majat e suksesit.
Personalitete nderi të Akademisë Elita
PRESIDENT NDERI
Ettore Sequi
Ish-ambasadori i BE në Tiranë.
AKADEMIK NDERI
TSACH SAAR
ZV/Ambasadori i Izraelit në Shqipëri
MIRËNJOHJE
Dan Balter
Discover the global city—filled with inspiration, opportunities to explore.
Krahas pedagogëve të brendshëm, dega do ketë edhe personalitete të ftuar të cilët do të ndajnë me ne eksperiencën e tyre.
Pedagogët e degës
Dritan Broka
Themelues/Pedagog/Drejtues në disa biznese
Olti Visha
Financier/Kontabël i miratuar
Zamira Cavo
Prof.DR/Rektore e MB
Erindi Bejko
DR.Pedagog/Drejtor i EC-Bashkia Tiranë
Enea Karakaci
Drejtor Juridik Ministria IE
Enkeleda Tupa
Drej.Marr.Publikun-Raiffeisen Bank
Erion Kristo
DR.Pedagog/Publicist/Aktivist
Erlis Hereni
DR.Pedagog/Këshilltar Min.IE
Kozeta Kurti
Gazetare/Drejtese emisioni, etj
Nora Malaj
DR/Pedagoge/Ish zv-Ministre Arsimit
Arbër Çepani
Sipërmarrës i suksesshëm
Edmond Norra
Specialist shitjesh
Çfarë kanë thënë për Akademia Elita
“Shpresoj te kontributet për të përgatitur njerëz të lirë.”
— Për Elitën, nga Adi Krasta
“Ndërmarrje impresionuese! Urimet më të sinqerta shkollës politike dhe pjesëmarrësve për sfidat e përbashkëta të së ardhmes. Suksese!”
— Për Elitën, nga Olta Xhaçka
“Në emër të Ambasadës së Izraelit në Tiranë ju uroj sa më shumë suksese në krijimin e gjeneratës të biznesmenëve. Qëndroni në Shqipëri dhe bëjeni këtë vend që të zhvillohet.”
— Për Elitën nga TSACH SAAR
“Akademisë Elita i uroj suksese në rrugën e vështirë dhe të bukur të formimit professional të vetes. Për mua ishte eksperiencë që do ta përsërisja me dëshirë!”
— Për Elitën nga Eneda Tarifa
“Takimi i sotëm ishte domethënës sa i përket angazhimit të qytetarëve në betejën kundër arrogancës të të zgjedhurve të cilët tejkalojnë mandatin e popullit. Ju uroj suksese në rrugën tuaj!”
— Për Elitën nga Adriatik Lapaj
“”Stay hungry, stay foolish”. Besoni dhe luftoni gjithmonë për ëndrrat tuaja, sepse bota i përket atyre që ëndërrojnë. Shumë suksese.”
— Për Elitën nga Arbër Çepani
Adi Krasta
Olta Xhaçka
Tsach Saar
Eneda Tarifa
Adriatik Lapaj
Arbër Çepani
[ngg src=”galleries” ids=”1″ display=”basic_thumbnail” number_of_columns=”5″ template=”/home4/arlindkote/public_html/wp-content/plugins/nextgen-gallery/products/photocrati_nextgen/modules/ngglegacy/view/gallery-caption.php”]
Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri
Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.
Është momenti të shftytëzosh kohën në maksimum.
Merr një profesion dhe praktikohu për të.
Nuk gjeni dot punë apo kërkoni të merrni një profesion tjetër?
Je në vendin e duhur, regjistrohu tani.