Skip links

SUPER MUNDËSI PË TY

ELITA

Plotësoni formularin e regjistrimit

Qyteti/ adresa

TRAJNIM FALAS

Trajnimet zhvillohen fizikisht edhe online, ju mund të zgjidhni mënyrën tuaj të preferuar për të ndjekur mësimin

Kemi kenaqësinë të prezantojmë për ju dy trajnime 1 ditore të cilat do të realizohen në datën 02 Mars 2024 në sallen “Unesco” brënda “Muzeut Historik Kombetar”. Këto 2 trajnime ofrohen nga Akademia Elita në bashkëpunim me Fondacionin e Olimpit dhe janë një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar njohuritë tuaja në menaxhim biznesi dhe shitje.

Të dy trajnimet janë të strukturuara në mënyrë të veçantë dhe kanë për qëllim të sjellin përfitime të mëdha për pjesëmarrësit. Ju mundet të realizoni regjistrimin tuaj për njërin ose për të dyja trajnimet.

Për më shumë info:

Email : [email protected]
Mob/whatsapp: 00355676891422
Web: www.elitaacademy.com

Dy trajnimet që ofrohen:

Trajnimi i parë

Me temën: “Le të përgatitemi për të shkëlqyer në Menaxhim Biznesi ndërmjet efikasitetit dhe produktivitetit në punë,menaxhimit të ndryshimit, inovacionit dhe krijimtarisë në Biznes”

Ky trajnim do të realizohet në Dt.02 Mars 2024 në orën 10:00 deri në 14:00.

Në këtë trajnim do të eksplorojmë si të rrisim efikasitetin dhe produktivitetin përmes menaxhimit të kohës,delegimit të detyrave dhe formave te tjera. Do të mësojmë teknikat për të identifikuar, planifikuar dhe implementuar ndryshime strategjike, duke menaxhuar rezistencën dhe përqafuar inovacionin dhe krijimtarinë për rritje të qëndrueshme. Do të pergatiteni për të udhëhequr me sukses në mjedise të ndryshueshme. Kursi synon të ndërtojë një kulturë pozitive të inovacionit dhe të nxisë marrjen e iniciativës, përmes mësimit nga dështimet dhe zhvillimit të një plani veprimi personal për zbatimin e strategjive të reja.

Trajnimi i dytë

Me temën: Mjeshtëria e Shitjes: Strategjitë e Fitores për të Shituar më Shumë dhe më mirë“.

Ky trajnim do të realizohet në Dt.02 Mars 2024 në orën 15:00 deri në 19:00.

Në këtë trajnim synojmë të armatosim pjesëmarrësit me aftësitë esenciale dhe teknikat inovative për të rritur performancën në shitje. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të ndërtojnë marrëdhënie të forta me klientët, të kuptojnë dhe të plotësojnë nevojat e tyre përmes komunikimit efektiv dhe të dëgjimit aktiv.

Trajnimi do të theksojë rëndësinë e strategjive të cross-selling dhe up-selling, si dhe menaxhimin efikas të objeksioneve për të mbyllur sa më shumë marrëveshje të suksesshme . Përdorimi i teknologjisë dhe marketingu digjital, do të trajtohet si një mjet kyç për të gjeneruar udhëheqje dhe për të maksimizuar shitjet.

Pse duhet të regjistroheni në këto trajnime?

  1. Rritja e efikasitetit dhe produktivitetit: Mësoni teknikat e menaxhimit të kohës dhe delegimit të detyrave që janë jetike për të rritur efikasitetin në punë.
  2. Menaxhimi i ndryshimit: Zhvilloni aftësitë për të identifikuar, planifikuar dhe implementuar ndryshime strategjike që janë thelbësore në mjediset e biznesit që ndryshojnë shpejt.
  3. Inovacioni dhe krijimtaria: Nxiteni inovacionin dhe krijimtarinë brenda biznesit suaj për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe avantazh konkurrues.
  4. Udhëheqja efektive: Përgatiteni për të udhëhequr me sukses në mjedise të ndryshueshme dhe të ndërtoni një kulturë pozitive të inovacionit.
  5. Marrja e iniciativës: Mësoni të merrni iniciativë dhe të zhvilloni një plan veprimi personal për zbatimin e strategjive të reja, duke mësuar edhe nga dështimet.
  6. Ndërtimi i marrëdhënieve me klientët: Mësoni si të ndërtoni dhe të forconi marrëdhëniet me klientët për të krijuar besnikëri dhe përmirësuar shitjet.
  7. Komunikimi efektiv dhe dëgjimi aktiv: Zhvilloni aftësi komunikimi dhe dëgjimi që janë thelbësore për të kuptuar dhe plotësuar nevojat e klientëve.
  8. Strategjitë e Cross-Selling dhe Up-Selling: Mësoni si të zbatoni strategji të efektshme cross-selling dhe up-selling për të maksimizuar vlerën e transaksioneve.
  9. Menaxhimi i objeksioneve: Përmirësoni aftësitë për të menaxhuar objeksionet në mënyrë efikase dhe për të mbyllur më shumë marrëveshje të suksesshme.
  10. Përdorimi i teknologjisë dhe marketingu dixhital: Zbuloni si teknologjia dhe marketingu digjital mund të përdoren si mjete kyçe për të gjeneruar udhëheqje dhe për të maksimizuar shitjet.
  11. Aftësi të aplikueshme në të gjitha bizneset: Njohuritë dhe aftësitë e fituara janë aplikueshme në një gamë të gjerë biznesesh, duke ju bërë më të vlefshëm në tregun e punës.
  12. Zhvillimi personal dhe profesional: Mësoni, rrituni dhe zhvillohuni personalisht dhe profesionalisht, duke i hapur rrugën për mundësi të reja në karrierën tuaj.

Secili nga trajnimet kushton 70 euro por ju e perfitoni FALAS duke qënë se është një projekt i mbështetur nga “Fondacioni i Olimpit” dhe do paguani vetëm një tarifë të vogël prej 9.9 euro për marrjen e certifikatës.

Akademia Profesionale Elita është vlerësuar si arsimi më i mirë profesional në Shqipëri

+15000 studentë

Pjesëmarrës në degë profesionale dhe trajnime të ndryshme

+12 vite

Përvojë e jashtëzakonshme, Akademia e parë në Shqipëri.

+100 Cmime

Elita ka marrë shumë cmime dhe vlerësime nga personalitete dhe institucione

+40 Pedagogë

Elita ka pedagogë dhe profesionist të fushave të ndryshme

+50 bashkëpunime

Elita bashkëpunon me institucione shtetërore, private dhe ndërkombëtare

80% të punësuar

Studentë të cilët janë regjistruar tek Elita si të papunësuar, janë punësuar pas trajnimit

75% sipërmarrës

Studentë të degës Menaxhim Biznesi që kanë realizuar me sukses një start-up

+500 lider

Sot janë në postet më të larta shtetërore

“Një njeri i arsimuar nuk është domosdoshmërisht ai që ka mjaft njohuri të përgjithshme a të specializuara. Njeri i arsimuar është ai që ka zhvilluar në atë mënyrë aftësitë e mëndjes së tij, që mund të fitoj cdo gjë që dëshiron, ose ekuivalenten e tyre, pa shkelur të drejtat e të tjerëve.”

PLOTESO KERKESEN
1200 x 200

Njihet nga BE

Çertifikata jonë përveç shtetit shqiptar tashmë njihet nga shtetet e BE.

Është online

I keni të pamundur të vini? Tashmë jo, mësimi është online njësoj si në sallë.

Stafi dhe mësimdhënia

Stafi ynë i brendshëm është i përgatitur teknikisht dhe praktikisht për çdo lëndë.

Kosto

Akademia jonë ka tarifa të lira për çilësinë dhe mundësitë që ofron.

Çfarë mendimi kanë për Akademinë Elita?

Akademia Elita është vlerësuar ndër vite me disa çmime prestigjoze

Shih më shumë vlerësime

Çfarë kanë thënë për Akademia Elita

Personalitete nderi të Akademisë Elita

Akademia Elita është cilësuar si akademia profesionale më e mirë në Shqipëri

Ne jemi të apasionuar për të ndërtuar një arsim cilësor dhe ja kemi arritur.

Është momenti të shftytëzosh kohën në maksimum.
Merr një profesion dhe praktikohu për të.

Më shumë për Elitën

Nuk gjeni dot punë apo kërkoni të merrni një profesion tjetër?
Je në vendin e duhur, regjistrohu tani.

WhatsApp WhatsApp Akademia Elita