CMIMET

FILLUAN REGJISTRIMET PËR MENAXHIM TURIZMI

Ju keni mundësinë të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e degës “MENAXHIM TURIZMI”. Për pak kohë ju specializoheni dhe çertifikoheni si "Menaxher Turizmi" i njohur nga shteti shqiptar.

Mos humbisni kohë! Regjistrimet për këtë degë kanë filluar në datën 19 shtator 2017 dhe mbyllen në datën 22 dhjetor 2017.

foto2 (1)

Ke mbaruar apo jo një universitet? Nuk ka problem, eja merr një profesion

12308000_443871862487159_5468566639157893288_o

Me anë të pedagogëve më të mirë dhe praktikës efikase, ju do të përgatiteni si menaxher turizmi

DSC_0458

Ju çertifikoheni si "menaxher turizmi" i njohur nga shteti dhe mund t'a ushtroni në çdo institucion

Dega MENAXHER TURIZMI

“Menaxhim Turizmi” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita” ku zhvillon mësim 1 herë në javë. Akademia Elita është arsim profesional. Në mbarim të kësaj dege do të çertifikoheni si “MENAXHER TURIZMI” të njohur nga shteti shqiptar.

Pas mbarimit të degës, mund të ushtroni në vazhdim profesionin e MENAXHERIT TË TURIZMIT në biznese private, shtetërore, apo të menaxhoni biznes tuajin turistik. Konkretisht pas mbarimit me sukses të kësaj dege ju jeni të aftë të menaxhoni hotele, resorte turistike, restorante, lokale, club-e, paketa turistike, agjenci turistike, etj.

qkl

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Elita Politike” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e studentëve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në Shqipëri.

Në shkollën tonë profesionale mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar vetëm gjimnazin dhe nuk kanë patur mundësi për një arsim shtesë ose individë që kanë mbaruar një Universitet/master/doktoraturë dhe kërkojnë të specializohen në një fushë tjetër apo në profesionin që kanë.

AKADEMIA PROFESIONALE ELITA është cilësuar si arsimi profesional më i mirë në Shqipëri

DEGA profesionale “MENAXHIM TURIZMI”
Kohëzgjatja e degës:  5 muaj.  Leksionet por dhe praktika do zhvillohet të shtunave. Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë.

Leksionet zhvillohet tek qendra e konferencave “Tirana International” (15 katëshi), Tiranë. Vendi i zhvillimit të praktikës: Terren, hotel “Tirana International”, në zyrat e administratës së shkollës, biznese të ndryshme, institucione të tjera, etj.

Tarifa degës “MENAXHER TURIZMI” është 395 euro. Ju nuk keni asnjë kosto shtesë. Pagesën mund t’a realizoni të plotë ose me këste.

Mos e humbisni këtë mundësi, REGJISTROHUNI duke PLOTËSUAR FORMULARIN ONLINE TË REGJISTRIMIT, duke ardhur pranë zyrave tona (Sheraton, Tiranë) ose kontaktoni 0682020260

PROFESIONI QЁ MERRNI

“Menaxher Turizmi” i njohur nga shteti shqiptar

  • TEORIA
  • ORATORIA
  • PRAKTIKA

FORMULARI I REGJISTRIMIT

SHKARKO FORMULARIN I CILI NDODHET MË POSHTË, ME PAS PLOTËSOJENI DHE NA E DËRGONI TEK ADRESA: regjistrim@akademiaelita.com

Mos humbisni kohë, regjistrohuni! Afati i fundit i regjistrimeve për këtë degë është data 22 dhjetor 2017.

Lëndët e degës "MENAXHIM TURIZMI"

MENAXHIM TURIZMI

Në ketë lënde do te preken cështjet më të rëndësishme të turizmit për menaxhimin e ndermarjeve Hoteleri turistike, menaxhimin e ndërmarjeve të udhëtimeve turistike, menaxhimin e destinacioneve turistike,trashigimia kulturuore natyrore etj

MARKETING I SHERBIMEVE TURISTIKE EDHE TË FOLURIT PROFESIONAL

Në këtë lëndë ju do përgatiteni për konceptin e marketingut për turizmin, për politikat e promocionit, publicitetin, strategjinë e shërbimit, misionin dhe qëllimin, metodat për të dëgjuar klientin, menaxhimin e ankesave, psikologjinë e kënaqësisë konsumatore, rolin e teknologjisë në marketingun e shërbimeve por dhe menaxhimin strategjike, në këtë lend do zhvillohet dhe  pjesa e të folurit profesional

 INFORMACION JURIDIK

Në këtë lëndë ju do të përgatiteni mbi ligjin e shoqërive tregtare, themelimin e shoqërive, legjislacionin tatimor, mbi ligjin rregullues të Qendrës Kombëtare të Licensimit për licensat që merret në këtë qendër por dhe për licensat që nuk merren në këtë qendër por do i kushtohet një rëndësi të vaçantë pjeses ligjore per anen turistike, kodit të punës, kontratave të ndryshme por dhe marrdhënieve civile që rregullohen nga kodi civil.

MARRËDHENIE ME KLIENTIN

Kjo është nje lënde e cila realizohet vetem tek Elita. Këtë cikël leksionesh e realizojnë vetëm kompanitë më prestigjoze në trajnimet e stafit të tyre. Në këtë lëndë ju do të aftësoheni si mund të realizoni një marrëdhënie sa më të suksesshme me klientët tuaj ne turizem, të fitoni klientë të rinj, të realizoni shitje sa më të suksesshme te klientët egzistues, të aftësoheni në nivelet më të larta të besueshmërisë me klientët, mënyrat e komunikimit me klientët, etj.

AFTËSIA MENAXHERIALE,PLANIFIKIMI DHE PRAKTIKË FINANCIARE

Në këtë lëndë do i kushtohet shumë rëndësi konceptit menaxherial në turizëm,do praktikoheni për të gjithë operacionet financiare, ato tatimore, për procedurat e ndryshme, plotësimet e TVSH-ve, fletëve të shoqërimit për mallin, deklarimet e blerjeve dhe shitjeve, fdp-të, sigurimet shoqërore shëndetësore, procedura për sistemin financiar në për bizneset e turizmit.

Por do i kushtohet rëndësiedhe do ju mësohet si të planifikoni nisjen e një biznesi por dhe mbarvajtjen e tij, hartimin e planeve të biznesit në fushën e turizmit, etj

MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE

Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, rolin e liderit, organizimin e punës, analizën e punës dhe matja e performancës, teknikat e planifikimit të burime njerëzore, rekrutimi i punonjësve, vlersimi performancës, etj.

KREDIDHËNIA PËR TURIZMIN

Kjo lëndë do ju aftësoj konkretisht edhe në kredishenien për turizmin, kontratat, planet e suksesshme të biznesit për të përfituar një produkt kredie, pikat që klienti duhet të ketë me kujdes gjatë procesit të aplikimit të kredidhënies, etj. Mbas kësaj lënde ju do jeni të aftë të kryeni praktikisht një aplikim të suksesshëm kredie pranë bankave ose institucioneve bankare.

TRASHGIMIA KULTURORE

Kjo lëndë do t;ju aftësojë për trashëgiminë fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë shqiptare të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore  dhe biodiversitetin).

TË FTUARIT

Pranë shkollës tuaj ne ftojmë personalitete të shumë fushave që ju lektojnë dhe ju japin shëmbullin personal juve si lider të së ardhmes. Ne ftojmë biznesmen, politikanë, deputet, ministra, zv.ministra, pjestar të shoqërisë civile, gazetarë, etj, që për një orë të realizoni një bashkëbisedim praktik dhe për t’ju orjentuar ju në rrugën e duhur drejt ekonomisë elitare.

PRAKTIKË BIZNESI

Temat në praktikën e biznesit vendosen nga bordi i praktikës, keto tema janë totalisht praktike ku vënë studentet në moto për të realizuar praktikisht praktikën e biznesit. Shkolla ndahet në grupe të veçanta dhe secila nga grupet realizon një sfidë duke qenë në konkurece me grupet e tjera, grupet renditen nga grupi më i mirë tek grupi më i dobët për sfidën përkatëse (psh sfidat kanë ngjashmëri me sfidat praktike tek emisionit “Donald Trump”. Këto sfida japin dhe edukatën e punës në grup, kanë një rëndësi shumë të madhe në të gjithë procesin e zhvillimit të degës.

LEKSIONE TË TJERA

Pranë shkollës do të ketë dhe pedagog të tjerë që do të realizojnë lëndë praktike, duke u bazuar më shumë në punësimin e të rinjve dhe politikat e punësimit, si dhe në marketimin dhe çështje të tjera ekonomike.

Më shumë informacion

“Menaxhim Turizmi” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita” ku zhvillon mësim 1 herë në javë. Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të turizmit.

Dega Menaxhim Turizmi  ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e turizmit, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e turizmit për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.

Kjo dege gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e turizmit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira europiane dhe amerikane.

Ne kete dege do bazohemi te formojme tek studentet nje menaxher te forte ne fushen e turizmit ku do I pergatisim per menaxhimin e mardhenieve me klientet, per te pervetesuar aftesite menaxheriale, informacionin juridik, per te perkryer oratorine te foluren profesionale , marketingun , kredidhenien per turizmin, menaxhimin e ndermarjeve hoteljere dhe udhetimeve turistike, Elementë të Drejtimit Financiar dhe Analizen e pasqyrave financiare, etj

Ky program studimi përgatit specialistë turizmi me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit europian.

Akademia në mënyrë të vazhdueshme dhe pas ciklit të studimeve që ju do të realizoni pranë nesh, do të kryej konferenca biznesi ku do të ftoj dhe do të ketë në epiqendër të saj studentët e akademisë, promovimin e tyre, dhënien e mundësisë studentëve dhe ish-studentëve për t’u bërë pjesë e strukturave të ndryshme ekonomike dhe të biznesit, në privat por dhe shtet. Ndërmjet këtyre konferencave por dhe aktiviteteve të tjera të vazhdueshme ne do të vazhdojmë pasurimin e dijeve ekonomike për studentët dhe ish-studentët tanë.

Informacion i përmbledhur

DEGA profesionale “MENAXHIM TURIZMI”;
Kohëzgjtja e degës: Dhjetor 2017 – MAJ 2017
Dita e mësimit: Leksionet por dhe praktika do zhvillohet vetëm ditën e shtunë, (1 herë në javë)
Vendi i zhvillimit të mësimit: Qëndra e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi)
Vendi i zhvillimit të praktikës: Terren, Hotel “Tirana International”, në zyrat e administratës së shkollës, biznese të ndryshme, institucione të tjera, etj.
Tarifa: Shkolla kushton vetëm 395 Euro në total. Këtë pagesë ju mund t’a beni të gjithën ose me disa këste sipas mundësisë suaj financiare.
Mosha e lejuar për aplikim: 18 vjec – 65 vjeç
-INDIVIDËT QË MBAROJNË KËTË DEGË
ÇERTIFIKOHEN SI “MENAXHER TURIZMI” Me çertifikatë të njohur nga shteti shqiptar.

TARIFA

395 E
Pagesën mund t’a kryeni të plotë ose me këste sipas mundësive tuaja. Nuk ka asnjë kosto shtresë.

Për çdo paqartësi kontaktoni…

SUELA KAJO

Koordinatore
Phone: 068 2020 260

STAFI

AKADEMIA ka lektorët e saj të brendshëm të cilët janë specialistë të fushave të tyre si financier, avokat, specialist taksash, specialist politikash, gazetar, persona publik. Gjithashtu përveç lektorëve të brendshëm të pasqyruar më poshtë, pranë akademisë Elita lektojnë personalitete publike, njerëz me vlerë në jetën akademike, politikanë, drejtorë drejtorish, të cilët përbëjnë stafin e jashtëm të Elitës...

VLERËSIME

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com