1200 x 200

Sezoni i TETË i degës "Elita Politike" fillon përsëri në shtator 2018

APLIKIMET JANË MBYLLUR

Ëndërroni ta shikoni veten në foltore duke folur përpara elektoratit? Keni në kokë shumë ide dhe plane konkrete për të ndryshuar Shqipërinë? Dëshironi të mësoni se si krijohet e bëhet e suksesshme një parti politike? Doni të testoni veten për të kuptuar nëse i keni apo jo cilësitë e një lideri të vërtetë? Të gjitha këto mund t'i bëni realitet që sot, duke u bërë pjesë e një Akademie të vërtetë që përgatit liderët e së ardhmes... Apliko tani tek Elita Politike!

Çfarë është?

Elita është arsim profesional, i njohur nga shteti shqiptar. Ku çertifikoheni me profesionin “Njohës i Politikave”, mund t’a ushtroni ne çdo institucion. (më poshtë keni më shumë info)

Leksionet dhe praktika

Leksioni zhvillohet një herë në javë ditën e shtunë në orarin 15:00-19:00, gjatë javës do të realizoheni praktikën përkatëse në mënyra të ndryshme dhe sipas mundësive tuaja. Niveli i parë zgjat 3 muaj.

Vendndodhja dhe tarifa

Mësimi zhvillohet tek “Tirana International” (15 katëshi). Zyra e regjistrimit ndodhet tek “Sheraton” Tiranë. E gjithë dega(niveli 1) kushton vetëm 99 euro dhe nuk ka asnjë kosto shtesë.

Karriera juaj politike filloi...

Dëshironi të përgatiteni për të qenë kandidat për këshilltar bashkie? Dëshironi të jeni kandidat për DEPUTET në Republikën e Shqipërisë apo dëshironi të ushtroni në vazhdim profesionin e analistit politik, profesionin e gazetarit politik, profesionin e politikanit, të trajnoni grupe për politikën, të jepni mësim mbi politikën, të përgatiteni për të qenë një lider në politik dhe për t’u bërë pjesë e politikës aktive shqiptare, institucioneve shtetërore, etj, kjo është mundësia jote...

13528110_494192314109976_5176842967904974852_o

Rreth degës...

DEGA “ELITA POLITIKE”- niveli “Njohës i Politikave” që ju po aplikoni

Kohëzgjtja e degës: Tetor – dhjetor 2016 ( 10 javë )

Dita e mësimit: Leksionet do zhvillohen vetëm ditën e shtunë, (1 herë në javë)

Vendi i zhvillimit të mësimit: Qëndra e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi-t)

Dita e zhvillimit të praktikës: Një herë në dy javë

Vendi i zhvillimit të praktikës: Terren, Hotel “Tirana International”, në zyrat e administratës së shkollës, terren, institucione të tjera, etj.

Tarifa: Shkolla ka vetem nje tarife regjistrimi prej 99 euro. Këtë pagesë ju mund t’a beni të gjithën ose me disa këste sipas mundësisë suaj financiare.

Mosha e lejuar për aplikim 18 vjec – 65 vjec

Nëse përfundoni studimet...

*Ju mund të bëheni pjesë aktive e politikës shqiptare.
*Ju diplomoheni “Njohës i politikave”si “Lider i ri” apo si “Elitë politike” me çertifikat të njohur nga shteti shqiptar.
*Krijoni rrjetin e njohjeve tuaja politike.
*Njihni politikanë shqiptar.
*Rrisni shkallët e karrierës politike deri në përgatitjen e cilësive për të marrë përsipër detyra të rëndësishme publike, shteterore si dhe të përgatitjes për të kandiduar për një post zgjedhor….

Ju mund të ushtroni pas mbarimit të “Elitës Politike” profesionin e;
*Analistit politik.
*Profesionin e gazetarit politik.
*Profesionin e politikanit.
*Merrni aftesitë të trajnoni grupe për politikën.
*Merrni aftesitë të jepni mësim mbi politikën.
*Merrni aftesitë të përgatiteni për të qenë një lider në politik dhe për t’u bërë pjesë e politikës aktive shqiptare, institucioneve shtetërore, etj.

Info rreth Elita Politike

“Elita Politike” është degë e Akademisë Profesionale Elita.

Shkolla ka tre nivele. Ju po aplikoni për (NIVELI 1) nivelin profesional “NJOHËS I POLITIKAVE”

Në mbarim të këtij niveli do të çertifikoheni si “Njohës i Politikave” me çertifikat të njohur nga shteti shqiptar. Pas mbarimit të këtij niveli nese ju keni dëshirë, mund të vazhdoni dhe dy nivelet e tjera e tjera të kësaj degë ose thjeshtë çertifikoheni dhe e mbyllni aty përgatitjen tuaj profesionale mbi politikën, gjithçka varet në dëshirën dhe pikëpamjet tuaja.

Niveli i dytë: “LIDER I RI” ku do të çertifikoheni si “LIDER I RI”. Niveli i tretë (i fundit): Do të çertifikoheni si “ELITË POLITIKE”

Për secilin nga nivelet ju merrni çertifikatë të veçantë. Nëse ju keni dëshirë që pas nivelit të parë të vazhdoni nivelin e dytë dhe nivelin e tretë, ju thjeshtë rregjistroheni dhe nuk kaloni më në fazë përzgjedhjeje të re.

cl07

“Elita Politike” ka prioritet të saj përgatitjen dhe nxjerrjen e studentëve tanë në tregun politik por dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi.

Zyra e karrierës ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve; Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; Bashkëpunon ngushtë me departamentet e degëve përkatëse për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; Mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së çertifikatave të ofruara, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave; Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës; Mban marrëdhënie të vazhdueshme me partite politike ne republikën e Shqipërisë shoqatat, kompani apo organizime të tjera dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

Kostalda Visha

Koordinatore
Phone: 0682020260

TASHMË KENI MUNDËSI TË APLIKONI

KËTU KENI FORMULARIN E APLIKIMIT. DUKE E KLIKUAR AI SHKARKOHET NË KOMPJUTERIN TUAJ, MË PAS PLOTËSOJENI DHE NA E DËRGONI TEK ADRESA: aplikim@akademiaelita.com ose aplikim@elitaacademy.com

Edhe pak kohë keni në dispozicion, NXITONI!

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com