Elita e Biznesit

Pyetje-përgjigje

Çertifikata që do të marr tek “Akademia Profesionale Elita” më njihet nga shteti?

Po, çertifikata që ju merrni ju njihet nga shteti shqiptar, ky është një program i miratuar nga Ministria e “Mirëqënies Sociale dhe Rinisë” dhe me liçensë nga Ministria e Ekonomisë.

Çfarë titulli marr pas diplomimit dhe marr ndonjë profesion pas realizimit të kësaj shkollë?

Ju merni titullin “MENAXHER BIZNESI””FINANCIER, MANAXHER MARKETINGU, ETJ( VARET NGA DEGA QË DËSHIRONI TË NDIQNI, ky titull është i njohur nga qeveria shqiptare, dmth ju merrni një profesion shumë me vlerë ju bëheni MENAXHER BIZNESI i njohur nga shteti.

Për çfarë aftësohem unë pas mbarimit të kësaj dege?

Pas mbarimit të kësaj dege ju aftësoheni në shumë fusha të biznesit dhe menaxhimit. Ju aftësoheni të drejtoni në mënyrën më efiçente një biznes, aftësoheni në marrëdhënie me punëtorët, aftësoheni në realizimin e marketingut për kompaninë tuaj ose për produktet që doni të shisni, aftësoheni në realizimet e planeve të biznesit, të planifikimit financiar, të aplikimeve të suksesshme të kredive, aftësoheni në oratori dhe shkathtësoheni në veprimet tuaja menaxheriale, në praktikën financiare të deklarimit të fdp-ve, plotësimit e faturave, në politikat e promocionit, marrëdheniet publike, psikologjinë e kënaqësisë konsumatore, në anën juridike të një biznesi dhe të financave, planifikimin e nisjes së një biznesi të ri, mbarvajtjen e tij, por dhe në praktikën ekonomike që do të jetë një pikë shumë e rëndësishme.

Ka nevoj tregu për këtë lloj profesioni që unë do të marr?

Profesioni që ju do të merrni është një ndër profesionet më fisnik dhe më të kërkuar gjithëkund, deri më tani bizneset në pozicionin e menaxherëve të bizneseve kanë vënë njerëz të pa përgatitur për këtë fushë dhe bizneset janë gjithnjë në kërkim të menaxhereve të përgatitur sepse menaxhimi është celësi i ecurisë së çdo biznesi.

Akademia më jep mua mundësi punësimi?

Po akademia që ju do të vazhdoni ndërmjet zyrës së karrieres ju jep mundësi të ndryshme punësimi dhe realizon ndërlidhje të punëdhënësve, kompanive të ndryshme dhe studentëve tanë.

Çfarë mundësish të tjera më jep mua akademia?

Akademia ju jep shumë mundësi thjesht ju duhet të dini t’i shfrytëzoni ato, akademia ju jep mundësinë të njiheni me biznesmenë të rëndësishëm të botës së biznesit dhe me personalitete të ndryshme që nuk do kishit mundësinë në vend tjetër, akademia ju jep mundësinë e praktikimit të atyre çfarë mesoni dhe orjentimin tuaj në tregun e punës. Pranë akademisë mundësitë do të jenë të shumta.

Kjo shkollë më afron më shumë në anën praktike me tregun e punës?

Po shkolla ju afron shumë në anën praktike me tregun e punës, ju merrni një zanat drejtpersëdrejti dhe nuk mësoni me teorira të panevojshme dhe të lodhshme që nuk do ju hyn kurrë në punë, por ju do të përgatiteni ndërmjet programeve më të mira evropiane për t’u përshtatur dhe për t’u bërë pjesë e tregut real të punës e biznesit.

Mund të më quhet dhe si praktikë pune kjo degë?

Po shkolla është e shoqëruar gjatë gjithë kohës së saj dhe me orët e praktikës së biznesit, kështuqë ju mund t’a rendisni edhe në praktikat më frytëdhënëse dhe efektive të punës suaj.

Çfarë pedagogësh do më japin mësim?

Pedagogët jane nga më të përgatiturit dhe lidera në fushën e tyre, me grada shkencore por dhe profesionist në fushën përkatëse.

Do të ketë personalitete të ftuara tek shkolla, kush do të jetë dhe ku konsiston rëndësia e vizitës së tyre?

Po ne ftojmë personalitete nga fusha e biznesit por dhe deputet, funksionar të lartë të shtetit, zv.ministra, ministra dhe personalitete ku ju japin ju mendime edhe udhëzime si ju të bëheni lider në fushën tuaj.

Ku janë zyrat qëndrore të Tiranës për akademinë?

Rruga “Qemal Stafa”, 100 metra mbi qendrën e gjuheve të huaja “Lincoln”

Ku zhvillohet mësimi?

Mësimi zhvillohet  qëndrën e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi-t)

Si mund të bëhem pjesë e kësaj shkolle?

Ju duhet të plotesoni formularin e aplikimit dhe t’a dërgoni me e-mail në adresën; aplikim@akademiaelita.com , formularin e gjeni në faqen tonë zyrtare.

Aplikimi do i nënshtrohet një seleksionimi nga bordi i përzgjedhjes dhe ju do të lajmeroheni nëse jeni përzgjedhur për të vazhduar akademinë ose jo, në datën 2/11/2014

Jo të gjithë aplikantët përzgjidhen, gjë që realizohet për të patur një cilësi në mësimdhënie dhe në realizimin e programeve përkatëse.

Kini kujdes, afati i fundit i aplikimeve është data 01/11/2014, nëse ju nuk aplikoni deri në këtë datë, ju e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e shkollës për këtë vit.

Kur zhvillohet mësimi, sa herë në javë?

Mësimi por dhe praktika zhvillohet vetëm një herë në javë, përkatësisht çdo të shtunë, kështu që kjo shkollë duke qenë se është part-time vetëm 1 herë në javë, i njëjtë me programet e masterit, ju dhe nëse keni angazhime të tjera keni mundësi për t’a ndjekur.

Sa zgjat kjo shkollë?

Shkolla zgjat vetëm 6 muaj

Sa kushton kjo shkoll, dhe si mund të paguaj?

Shkolla kushton vetëm 395 Euro në total.

Këtë pagesë ju mund t’a beni të gjithën ose me disa këste sipas mundësisë suaj financiare.

 

 

Pas përfundimit të këtyre niveleve por dhe akademise, studenti do të duhet të jetë në gjendje që:

  1. T’i kuptojë dhe t’i përkufizojë konceptet themelore të biznesit, konceptet sociale, koncepte ekonomike, konceptet e komunikimit , te analizojne ngjarjet ekonomike .
  2. T’i analizojë mesazhet e llojllojshme të komunikimit dhe mënyrën se si

paraqiten përmes tyre njerëzit, ndodhitë dhe idetë, sidomos në raport me prodhuesit dhe

kontrolluesit e këtyre mesazheve.

  1. Të vlerësojë: strukturën, përmbajtjen dhe qëllimin e mediave masive, auditoreve si dhe ndikimin e tyre në shoqëri, kulturë dhe biznes.
  2. Të marrë pjesë në diskutime brenda orës, duke shtruar pyetje relevante por pa e

monopolizuar bisedën.

  1. Të zhvillojë shkathtësi të mbledhjes të të dhënave dhe përpunimit të tyre në formë të

shkruar.

6.Te jete ne gjendje te organizoj aktivitete, te hartoj plane biznesi, te aplikoj per kredi te suksesshme.

7.Te njihet me te gjitha ligjet me te rendesishme qe i duhet nje lideri ekonomik.

8.Te kuptoj funksionimin e nje kompanie nga jasht dhe ne brendesi te saj.

9.Te kuptoj te gjithe sistemin ekonomik ne Republiken e Shqiperise.

10.Te jete ne gjendje te hartoj prgrame dhe platforma biznesi per fillimin dhe ecurine e biznesit te tij apo qe drejton.

11.Te jete me afer me problemet sociale-bashkohore te shoqerise sone por dhe shoqerive te tjera.

12.Te zhvilloj vetebesimin ne punen qe realizon dhe do realizoj ne te ardhmen,etj.

  1. Te zhvilloj oratorine dhe te rrisi teknicitetin perkates

14.Te merret vete me financen e kompanise se tij apo kompanise qe punon .

15.Te behet pjese e zyres se karrieres se akademise dhe te kete nje ndihme perketese nga kjo zyre per karriren ne vazhdueshmeri

16.Te realizoj njohjet / lidhjet perkatese me biznese dhe me individ te caktuar ku mund ti mundesoj vazhdimin e rruges se tij/saj ne tregun e biznesit etj

17.Te fitoj mundesi te ndryshme qe nuk i ka patur me pare ne asnje kurs, shkolle apo strukture tjeter

18.Akademia ndërmjet zyrës së karrierës do të ndihmojë studentët dhe do i orjentoj si gjatë kohës së shkollës por dhe mbas mbarimit të saj. Ne do realizojme dhe lidhjen e studenteve me biznese te ndryshme Shqiptare dhe te huaja ku ate dhe mund te punesohen ne keto kompani . ne menyre te vazhdueshme zyra e karieres prane akademise do ti ofroj bizneseve per ti punesuar studentet tane. Zyra e karieres do luaj dhe rolin e zyres se punes nderlidhese.

Ne kujdesemi dhe ne vazhdueshmeri për studentet tanë.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com