AKADEMIA PROFESIONALE ELITA

1200 x 200

Mirësevini tek Elita

Akademia Profesionale Elita është qëndër formimi profesional, e cila ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës. Akademia Elita me anë të leksioneve dhe praktikës ju aftëson për një karrierë të sigurtë dhe të suksesshme. Tek ne praktika ka rol shumë të rëndësishëm. Akademia Profesionale Elita është vlerësuar nga një numër i madh institucionesh dhe personalitetesh…

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara. Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve,etj, departamenti “Elita Politike” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë si edhe në administraten publike, dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e studentëve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në Shqipëri.

Në shkollën tonë profesionale mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar vetëm gjimnazin, individë që kanë mbaruar një Universitet dhe kërkojnë të marrin një profesion tjetër siç është ai i financierit apo edhe individë që kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik por duan të zhvillohen e praktikohen më shumë në fushën e financës.

AMBIENTET

STAFI

AKADEMIA ka lektorë të brendshëm të cilët janë paraqitur më poshtë. Por Elita ka edhe lektorët e jashtëm të cilët janë specialist të fushave të tyre, financier, avokat, specialist taksash, specialist politikash, deputet, zv/ministra, drejtorë drejtorish, gazetar, persona publik, etj.

LIÇENSIMI

“Akademia Profesionale Elita” është themeluar me vendim gjykate nr.909, Gjykata e rrethit gjyqsor Tiranë. “Akademia profesionale Elita” është paisur nga drejtoria rajonale tatimore me nr.NIPT-I: L41917452U. Është liçensuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (Qendra Kombëtare e Liçensimit ) me nr.license: LN-8372-08-2014 dhe Liçensim nr.prot.4221 nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

VLERËSIME

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Regjistrimet për një degë hapet një herë në muaj dhe çdo muaj ka regjistrime për degë të ndryshme. Ju plotësoni formularin e regjistrimit online, ose vini pranë zyrave tona tek "Sheraton" në tiranë. Mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0682020260

DEGA profesionale  që ju dëshironi të vazhdoni;
Kohëzgjtja e degës: Elita Politike ka 3 nivele nga 3 muaj, degët e tjera janë 5 muaj.
Dita e mësimit: Leksionet por dhe praktika do zhvillohet vetëm ditën e shtunë, (1 herë në javë) disa degë nga ora 10:00-14:00, disa 14:00-18:00.
Vendi i zhvillimit të mësimit: Qëndra e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi).
Vendi i zhvillimit të praktikës: Terren, Hotel “Tirana International”, në zyrat e administratës së shkollës, biznese të ndryshme, institucione të tjera, etj.
Tarifa: Elita Politike kushton 99 euro niveli, degët e tjera kushtojnë 395 Euro në total. Këtë pagesë ju mund t’a beni të gjithën ose me disa këste sipas mundësisë suaj financiare. Degët nuk kanë asnjë kosto shtesë.
Mosha e lejuar për aplikim: 18 vjec – 65 vjeç
-INDIVIDËT QË MBAROJNË KËTË DEGË ÇERTIFIKOHEN SI PROFESIONIT PËRKATËS me çertifikatë të njohur nga shteti shqiptar.

ALUMNI DHE ZYRA E KARRIERËS

Organizata “ELITA ALUMNI” është organizata e studentëve dhe ish studentëve të elitës. Të gjithë këta janë lobistët më të mëdhenj të akademise, janë mbledhësit e fondeve, aplikuesit për projektet, ata që gjenerojnë ide për programe të reja, që krijojnë tregjet e punës për universitetin,etj. Elita Alumni organizon trajnime dhe përgatitje në vazhdueshmëri për studentët dhe ish studentët, por kjo organizatë funksionon dhe si zyrë pune për të lidhur bizneset dhe studentët tanë. Nga kjo organizatë kanë dalë dhe priten të dalin të gjitha idetë e reja për zhvillimin e akadmeisë por dhe aktivitetve të ndryshme në vazhdueshmëri. Ndërkohë Zyra e Karrierës kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për tu integruar lehtësisht në tregun e punës,por dhe në tregun politik por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve pranë akademisë.

Zyra e karrierës ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve;  Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve;  Bashkëpunon ngushtë me departamentet e degëve përkatëse për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve;  Mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së çertifikatave të ofruara , si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave;  Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës;  Mban marrëdhënie të vazhdueshme me partitë politike në Republikën e Shqipërisë, shoqatat , kompani apo organizima të tjera  dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

President nderi ETTORE SEQUI

Etore-Sekui-progres-raportiAmbasadori i BE viti 2011-2014 në Shqipëri, Z.Ettore Sequi është president nderi tek Akademia Elita. Ai ka vlerësuar maksimalisht mënyrën e mësimdhënies, praktikat dhe funksionimin e saj.

Akademik nderi i “NORMAN” DRITAN BROKA

norman-academyDritan Broka drejtuesi ekzekutiv i Akademisë Elita është vlerësuar me titullin “Akademik Nderi” i akademisë së mirënjohur amerikane “Norman”. Dritan Broka është vlerësuar për realizimin e Akademisë Elita si një sukses të veçantë në Shqipëri.

Akademik nderi TSACH SAAR

akademik nderiAmbasadori i Izraelit në Shqipëri z. Tsach Saar mori titullin “Akademik Nderi” pranë Akademisë Elita. Saar mori këtë titull për arsye të eksperiencës së shprehur, ideve të reja dhe mbështetje për projektet e studentëve.

Biznesmen i ri i suksesshëm, miliarderi Dan Balter

Dritan Broka dhe Dan Balter             Z. Dan Balter është një djal i ri, vetëm 24 vjeç nga Izraeli. Pasuria e tij llogaritet disa milion dollar. Sot ai është pronar i një akademie simotër të Elitës në Izrael. Balter mori çertifikatë Mirënjohje nga Elita.

KONVENTA E LIDERAVE

Akademia Profesionale Elita organizon “Konventën Kombëtare të Liderave”. Konventa është një union i liderave të rinj, lidera nga një sër organizmash: Forumet rinore politike, shoqeria civile, gazetar të rinj, lidera të rinj në biznes dhe botën financiare, të rinj me influencë në jetën publike, etj.

Konventa e parë e këtij unioni liderash, ku në çdo mbledhje të saj shqyrtoj/propozoj/diskutoj problematika, zgjidhje, ide inovative për të mirën e përbashkët. Unioni konsiderohet si një grupim liderash për të realizuar/shtuar/profesionalizuar bashkëpunimin ndërmjet pjesmarrësve dhe organizmave të tyre për të mirën e përbashkët. Ndërsa konventa do të jetë mbledhja që do të realizohet në intervale kohore të barabarta në vazhdueshmëri dhe do të jetë organizimi më i rëndësishëm për të disukutar në tërësi të gjitha çfarë u tha më lartë por sipas një rendi të bashkëcaktuar dhe mirërealizuar.

Tematika e parë e kësaj konvente ishte: Shqipëra ç’ka qenë, ç;është dhe ç’do të bëhet. Të gjithë në këtë konventë të parë shprehën vizionin e tyre për Shqipërinë tonë. Kishte përfaqësues nga tre partitë kryesore, nga organizata të shoqërisë civile, studentë të ekselencës, studentë të Akademisë Elita, etj.

INSTITUTI ELITE

norman-academyInstituti Elite realizon kërkime të ndryshme shkencore. Kjo  është veprimtaria kërkimore-shkencore dhe zhvillimi, që ka për qëllim kryesor zgjerimin, thellimin, rikonceptimin dhe riintegrimin e njohurive shkencore mbi fenomenet e studiuara dhe të kuptuarit teorik të ndërveprimit midis aktorëve të ndryshëm dhe vetë procesit ku ato ndikojnë.

Ky institut ka për qëllim të gjejë zgjidhje praktike dhe specifike me objektiv kryesor shfrytëzimin e njohurive teorike, me qëllim zbatimin e tyre në praktikë por të merret dhe me studime të llojeve të ndryshme shkencore, filozofike, historike etj.

ÇFARË NDODH TEK ELITA...

LEKSION

SFIDA

PROMOVIM

PROVIM

VLERËSIM

DIPLOMIM

FILLUAN REGJISTRIMET PËR DEGËT:

FINANCIER DHE ELITA JURIDIKE

Nxitoni! Tashmë është mundësia juaj për karrierë. Afati i fundit i regjistrimeve është 30 nentor 2016

Regjistrohuni në një nga degët…

Është mundësia juaj për të marr një profesion dhe për karrierë të suksesshme. Për ju që nuk keni mbaruar një universitet apo per ju që keni mbaruar një universitet dhe dëshironi një profesion si financier apo si njohës i ligjeve…

Keni qëllim t’a shikoni veten në elitën e bizneseve shqiptare? Apo keni një biznes dhe nuk dini si ta menaxhoni anën financiare apo juridike? Keni në kokë shumë ide dhe plane konkrete për një biznes të ri dhe nuk jeni të sigurtë? Dëshironi të mësoni se si krijohet e bëhet i suksesshme një biznes dhe më pas t’a menaxhoni në mënyrë perfekte financiarisht apo juridikisht? Doni të testoni veten për të kuptuar nëse i keni apo jo cilësitë e një lideri të vërtetë? Të gjitha këto mund t’i bëni realitet që sot, duke u bërë pjesë e një Akademie të vërtetë që përgatit liderët e së ardhmes… Regjistrohuni tek dega Financier apo Elita Juridike!

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com