CMIMET

FILLUAN REGJISTRIMET PËR DEGËN - ADMINISTRIM PUBLIK

Ju keni mundësinë të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e degës “Administrim Publik”. Për pak kohë ju specializoheni dhe çertifikoheni si "SPECIALIST NË ADMINISTRIM PUBLIK" i njohur nga shteti shqiptar.

Afati i fundit i regjistrimeve është data 22 dhjetor 2017

SPECIALIST NË ADMINISTRIM PUBLIK...

Ky program ka për qëllim përgatitjen e zyrtarëve të administratës e institucioneve publike dhe atyre individëve që aderojnë të bëhen pjesë e tyre,  të cilët duhet të respektojnë vlerat demokratike të një administrate publike efikase dhe të paanëshme.

Ky program ka për qëllim aftësimin profesional të studentëve ne nivelin e administratorëve publik duke u dhënë njohuri të parimeve të administrimit publik, të politikave publike, si dhe shkathtësi të nevojshme për një udhëheqje të suksesshme dhe moderne të tyre. Studentët e këtij drejtimi do të aftësohen me njohuri teorike dhe praktike të administrimit publik, dhe do të përvetësojnë, po ashtu, shkathtësi praktike të cilat do t’u mundësojnë që njohuritë e përvetësuara t’i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat ballafaqohet fusha e administrimit publik. Pjesa teorike e këtij programi ofron njohuri dhe aftësi për të bërë gjykime dhe vlerësime analitike të situatave dhe rrethanave të mjedisit administrativ. Ndërkaq, pjesa praktike e tij ofron shkathtësi për t’i adresuar dhe trajtuar manifestimet konkrete të këtyre dukurive.

774249_449666058574406_3433176549666519130_o

REZULTATET E PRITURA

Të çertifikuarit në programin e Administrimit Publik do të jenë në gjendje të:

  • Të aftësohen për të punuar  në sektorin administrativ, në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore,
  • Tregojnë njohuri dhe aftësi analitike gjatë zgjidhjes së problemeve administrative,
  • Zbërthejnë problemet në një mënyre të tillë që e lehtëson zgjidhjen e tyre,
  • Zbatojnë njohuritë e fituara edhe në pjesëmarrjen në administrimin e sektorëve të tjerë, si, kulturë, biznes , etj.

"ADMINISTRIM PUBLIK" ËSHTË DEGË E "AKADEMISË PROFESIONALE ELITA". Arsimi më i mirë profesional në Shqipëri

“ADMINISTRIM PUBLIK” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita”. Akademia Elita është arsim profesional. Në mbarim të kësaj dege do të çertifikoheni si “SPECIALIST NË ADMINISTRIM PUBLIK” të njohur nga shteti shqiptar.

Mësimi zhvillohet tek “Tirana International” (15 katëshi)

DEGA profesionale “ADMINISTRIM PUBLIK”
Kohëzgjatja e degës:  5 muaj.  Leksionet por dhe praktika do zhvillohet të shtunave. Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë.

Tarifa degës “Administrim Publik” është 395 euro. Ju nuk keni asnjë kosto shtesë. Pagesën mund t’a realizoni të plotë ose me këste.

Profesioni

“SPECIALIST NË ADMINISTRIM PUBLIK” i njohur nga shteti shqiptar

momente 1

Lista e institucioneve në të cilat administratorët publik mund te punojnë:

  • Administrata publike,
  • Institucionet ndërkombëtare,
  • Administrimi në sektorin privat,
  • Organizata jo qeveritare (OJQ)
  • Parti Politike
  • Administrimi dhe udhëheqja në fusha të shumta të tjera.

KËTU MUND TË REGJISTROHENI

KËTU KENI FORMULARIN E REGJISTRIMIN. DUKE E KLIKUAR AI SHKARKOHET NË KOMPJUTERIN TUAJ, MË PAS PLOTËSOJENI DHE NA E DËRGONI TEK ADRESA: regjistrim@akademiaelita.com

KUJDES/Afati i fundit i regjistrimeve është data 22 dhjetor 2017

LËNDËT E DEGËS "ADMINISTRIM PUBLIK"

1.Administrim Publik, kontrolli dhe dhe pergjegjesia në administratën publike

Njohuritë e kësaj lënde përqëndrohen në hyrje ne administrim public dhe prezantimin dhe sqarimin e koncepteve mbi kontrollin dhe përgjegjësinë e administratës publike. Lënda përfshin njohuri mbi rolin dhe funksionet e kontrollit në menaxhimin e organizatave publike, vlerat etike, integritetin dhe moralin. Një pjesë të konsiderueshme të lëndës e zënë njohuritë mbi aktivitetet përbërëse të kontrollit, sqarohet natyra e kontrolleve parandaluese, zbuluese ose drejtuese. Mënyra dhe mjetet e komunikimit në procesin e kontrollit gjithashtu janë pasqyruar dhe theksuar si mjaft të rëndësishme për realizimin e kontrolleve efekitve.Lënda fokusohet në mënyrë të veçantë në problematikën teoriko-praktike që lidhet me kontrollin e brendshëm në institucionet dhe organizatat publike. Në këtë kontekst janë sqaruar edhe konceptet e fushave të përgjegjësisë së individit apo drejtuesit, bazuar në legjislacionin shqiptar.

2.Finance Publike

Ky kurs i njeh studentët me disa koncepte kryesore mbi njësitë institucionale, sektorët dhe funksionet e qeverisjes, organizimin financiar të administratës publike, sistemet e menaxhimit financiar dhe elementet e kontrollit të brendshëm të një njësie publike, roli i titullarit/ drejtuesit të departamentit në përcaktimin e risqeve që lidhen me arritjen e objektivave dhe kontrollet që duhen vendosur për minimizimin e tyre. Kursi ofron njohuri bazë mbi kontabilitetin publik, llojet e kontabilitetit, rolin e kontabilistëve dhe informacionin që prodhohet prej tyre, bazat e kontabilitetit dhe si mbi mënyrën se si ndikon momenti i njohjes së shpenzimeve dhe të ardhurave publike në vendimmarrjen dhe menaxhimin financiar të njësisë publike. Një vend i veçantë i kushtohet hartimit të pasqyrave financiare, përdoruesve të tyre, rëndësisë së informacionit financiar të paraqitur në formën e burimeve, aktivëve apo performancës së njësisë publike gjatë një periudhe të caktuar dhe detyrimit ligjor për prodhimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare të pranuara. Në përfundim trajtohet raportimi i kombinuar bazuar në informacionin e ofruar nga kontabiliteti financiar dhe kontabiliteti i drejtimit kryesisht për matjen e performancës gjatë zbatimit të buxhetit të një institucioni publik.

3.E drejte Administrative

Lënda synon të ofrojë njohuri themelore mbi: të drejtën administrative, parimet themelore të organizmit të shtetit dhe vendimmarrjes administrative, zhvillimin e së drejtës administrative dhe krijimin e hapësirës administrative europiane, komitologjinë, menaxhimin e ndarë dhe të përbashkët, parimet themelore të së drejtës administrative evropiane, mirëadministrimin si vlerë dhe praktikë e mirë në të drejtën administrative evropiane,: Ombudsmani evropian.

4.Menaxhimi i Burimeve njerzore dhe lidershipi

Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerzore,menaxhimin strategjik, rolin e liderit, drejtimin e departamentit, drejtimin e ekipit, organizimin e punës, analizën e punës dhe matjen e performancës, teknikat e planifikimit të burimeve njerzore, rekrutimin e punonjësve, vlersimin e performance, etj.

5.Oratoria

Në lënden e oratoris do relalizohen orë praktike mbi zhvillimin e oratoris, debate administrative, etj.

6.Organizatat jo qeveritare dhe partite politike

Në këtë lënde do flitet për funksionimin e organizatave jo qeveritare dhe partive politike, ecurinë e tyre dhe do mbulohet dhe ana ligjore –ekonomike e tyre.

7. Marrëdhënia me qytetarin dhe të folurit profesional

Kjo është nje lënde e cila realizohet vetem tek Elita. Në këtë lëndë ju do të aftësoheni si mund të realizoni një marrëdhënie sa më të suksesshme me individet të cilët do të keni kontakt,  të aftësoheni në nivelet më të larta të besueshmërisë me qytetarët, mënyrat e komunikimit,në këtë lend do zhvillohet dhe  pjesa e të folurit profesional.

8.Praktik Profesionale

Në ditet e praktikes shkolla realizon praktikën institucionale, nëpër parti, ojf, institucione publike, dhe në forma të tjera për të arritur objektivat përkatëse.

Pjesëmarrësit pranë AKADEMISË ELITA

  • Përgatitja fillestare
  • Gjatë akademisë
  • Në përfundim
Çertifikata e njohur nga shteti shqiptar

Vlerësimi nga studentët

Pëlqyeshmëria 100%
Angazhimi 85%
Pritshmëria 90%

Për çdo paqartësi kontaktoni:

SUELA KAJO

KOORDINATORE
Phone: 0682020260

Mund të paraqiteni tek zyrat tona në hotel "Sheraton", Tiranë

3 copy

STAFI

AKADEMIA ka lektorët e saj të brendshëm të cilët janë specialistë të fushave të tyre si financier, avokat, specialist taksash, specialist politikash, gazetarë, persona publik. Gjithashtu përveç lektorëve të brendshëm të pasqyruar më poshtë, pranë akademisë Elita lektojnë personalitete publike, njerëz me vlerë në jetën akademike, politikanë, drejtorë drejtorish, të cilët përbëjnë stafin e jashtëm të Elitës...

VLERËSIME

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com